26 Prill 2024

Pozitë e mjerueshme për punëtorët në sektorin privat

Prishtinë, 17 nëntor - Sot u mbajt takimi i kryesisë së Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës. Greva e filluar në 6 shkolla përfundoj sot zyrtarisht pasi që punëtorët morën pagat e tyre, dhe me njëherë filloi puna normalisht.

Kryetari i Sindikata se Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka thënë se gjendja e punëtorëve në sektorin privat vlerësohet shumë e rëndë në çdo aspekte me tendencë përkeqësimi, duke u nisur nga mos zbatimi i Ligjit dhe Marrëveshjes Kolektive, punëtorët e sektorit privatë ata vetëm kanë filluar të organizohen të lëvizin e kjo është falë gjendjes  tejet te keqe te ekzistencës  ne Kosovë.

Për këtë kategori sipas tij nuk po interesohet askush, shteti me mekanizmat e vet  nuk lëkundet derisa premton rritje pagash për sektorin publik, në sektorin privat nuk bën lëvizje nga paga minimale 130 nën moshën 35 vjeç  dhe mbi 35 vjeç 170 euro , pushtetarët tonë nuk qajnë kokën pse punëtorët e sektorit privat mezi mbijetojnë.

Azemi ka theksuar se para zgjedhjeve parlamentare deputetët e ish parlamentit u morën pak me këtë sektor por jo për ta rregulluar pozitën e këtyre punëtorëve por mos po munden ta marrin  ndonjë votë nga kjo kategori punëtorësh të lodhur .

"Kuvendi i Kosovës para një jave, sanksionoi punëtorët që mirëmbajtën këtë kuvend më paga nga  240- në 168 euro  sigurisht ka te bej me rritjen e 4 % ne sektorin publik
Nga vonesa e  rishikimit të buxhetit të Kosovës  me mijëra punëtorë kanë hyrë në muajin e katërt pa paga."
 
"Jemi në një situate që punëtori nuk guxon të deklaroi se sa është mbrapa me pagë, lirisht mund të themi se jemi në një kaos të vërtet ai nuk po shihet nga një pakicë, por në bazë të lëvizjeve unë mendoj se si shpejt do të dëgjohet . vetëm sot kemi shumë kompani në grevë për paga."

"Ne nga 1 janari i  2017 kemi 20raste të vdekjeve në vendin e tyre të punës, ku katër prej tyre mund të jen vdekje të natyrshme , dhe në shumicën e rasteve këto familje kanë mbetur pa përkujdesje të askujt.  Pagat që i marrin janë mashtrim i punëtorëve me shpresë se nesër do behët më mirë", ka thënë Azemi.

Kontributet tona i shfrytëzojnë të mëdhenjtë , ministra e zëvendës ministra , djersa jonë po përdorët për luksin e të mëdhenjve, derisa ata grinden se me cilat vetura do të shëtisin , ne pas 4 muajsh presim  a do ti marrim pagat tona a jo,edhe ashtu minimale.

"Ne kërkojmë se paga minimale duhet ndryshuar dhe ajo minimale të mos jetë më e vogël se 300 eu që sadopak ta zbut varfrin e kësaj kategorie të punëtorëve , në të kundërtën shumë kompani do mbesin pa punëtor ashtu siç edhe kemi raste të përditshme që punëtor në mënyrë kolektive po i lëshojnë vendet e tyre të punës, pasi që nuk ja vlen barra qiranë .po humbin rreth 50 milion euro ne vit nga pronarët e kompanive kjo direkt po na godet neve por çka ti bash kur këto bëhen me bekimin e shtetit", ka theksuar Azemi.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)