19 Mars 2024

Policia shton përpjekjet në parandalimin e lojërave te fatit dhe bixhozit

Prishtinë, 18 korrik - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësiti i Hetimeve Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, para dy dite ka ekzekutuar urdhër kontrolle në lokalin e të dyshuarit (A. S.) në qytetin e Vitisë, për shkak të dyshimit të bazuar se merret me ‘organizimin e lojërave të fatit dhe bixhozit të paligjshëm’.

Gjatë kontrollit tek lokali i të dyshuarit të lartshënuar janë gjetur dhe janë konfiskuar shtatë shtëpiza, gjashtë TV, një DVD kompjuterike, një telefon mobil ‘Samsung’, të cilat do të shërbejnë si dëshmi relevante për rastin.

I dyshuari i lartshënuar me rastin e kontrollit të lokalit të tij nuk është paraqitur në vendin e ngjarjes si pronar, duke i ikur përgjegjësisë.

Në rastin e dytë me datën 17 korrik 2019 Policia e Kosovës ka ndaluar të dyshuarin në fshatin Dobresh-Viti dhe i njëjti është shoqëruar në Polici, për procedura të mëtejme.

I dyshuari është intervistuar dhe  me aktvendim të prokurorit kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Po ashtu me datën 17 korrik 2019, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, në bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve me Qendrën Rajonale Operative, si dhe Njësitë për Reagim të Shpejtë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, kanë ndërmarrë veprime hetimore dhe operacionale, pasi që dyshohej se në Prizren në një lokal pa emër janë duke u zhvilluar lojëra të fatit, të cilat janë të ndaluara me ligj.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore, ku është përgjigjur edhe njësia për luftimin e krimeve kibernetike, në koordinim të plotë dhe me autorizim verbal të prokurorit kompetent të Prokurorisë Themelore të Prizren është konfiskuar aparatura e hasur në lokalin në fjalë, dy shtëpiza dhe tre monitorë.

Dy të dyshuar në këtë rast, një menaxher dhe një punëtor në këtë lokal, janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin sipas procedurës së rregullt është iniciuar rasti.

Përderisa në Vushtrri me 17 korrik 2019 është raportuar se Njësiti i Hetimeve të Krimit të Organizuar në kuadër të Policisë së Kosovës, ka arrestuar të dyshuarin mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka zhvilluar veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit ndërsa gjatë kontrollit në lokalin e tij janë gjetur dhe janë konfiskuar si prova materiale, nëntë aparate të lojërave ndërsa lokali i është mbyllur nga inspektorati kompetent. I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, përderisa rasti vazhdon të hetohet.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe vazhdon me realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore, identifikimin e kryerësve të veprave të ndryshme penale dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me rregullat dhe procedurat ligjore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)