29 Mars 2024

Pezullohet aplikimi i kamatës dhe gjobës për mos pagesën e tatimit në pronë

Prishtinë, 5 maj - Ministria e Financave dhe Transfereve (MFT) ka bërë të ditur se Ministri Besnik Bislimi ka marr vendim për pezullimin e aplikimit të kamatës dhe gjobës për mos pagesën e tatimit në pronë.

"Në mbështetje të Rregullores Nr. 05/2020 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, me qëllim të zbatimit të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus COVID19, Ministri i Financave dhe Transfereve ka marrë vendim për pezullimin e aplikimit të llogaritjes së interesit (kamatës) dhe gjobës për mos pagesën e tatimit në pronën e paluajtshme, deri më 31 dhjetor 2020", bën të ditur ministri Bislimi.

Duke u bazuar në këtë vendim obligohen Departamenti i Tatimit në Pronë në Ministrinë e Financave dhe Transfereve dhe Zyrat e Tatimit në Pronë në Komunat e Kosovës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)