28 Mars 2024

Përzgjidhen 50 ndërmarrje për të marrë pjesë në Boost x Kosova

Prishtinë, 2 nëntor - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, në partneritet me Qeverinë e Japonisë, Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) dhe Qendrën e Inovacionit në Kosovë (ICK) kanë shpallur dje emrat e ndërmarrjeve që do të marrin pjesë në BOOST x Kosovo.

Pas një procesi të hollësishëm vlerësimi, 50 ndërmarrje të vogla dhe të mesme (NVM) nga e gjithë Kosova, duke përfshirë edhe nga komunitetet joshumicë, u zgjodhën për të marrë pjesë në programin e përshpejtimit i cili mund të ofrojë zgjidhje drejt tranzicionit të gjelbër dhe qëndrueshmërisë.

NVM-të e përzgjedhura mbulojnë një sërë sektorësh, mes të cilëve bujqësinë, prodhimin, mikpritjen dhe turizmin, dixhitalizimin dhe energjinë e ripërtërishme.

 Ata kanë propozuar një sërë idesh interesante, duke përfshirë zvogëlimin e mbetjeve, përmirësimin e efikasitetit dhe përmirësimin e njohurive dhe ndërgjegjësimit.

BOOST x Kosovo do të përforcojë, lidh dhe vejë në kontakt këta ndërmarrës të përzgjedhur nga anembanë Kosova me novatorë globalë të cilët do t'i mbështesin teknikisht dhe financiarisht për të zhvilluar dhe avancuar idetë e tyre fillestare.

Përfundimisht, 15 ekipet më të mira me zgjidhjet më premtuese do të marrin grante prej rreth 20.000 Euro secila për të përfunduar projektet e tyre.

Programi gjashtëmujor do të përbëhet nga katër module trajnimi, një seri bisedash me sipërmarrës të suksesshëm, filantropë, liderë globalë dhe ekspertë nga Japonia, si dhe mentorim dhe mësim me ndërmarrës nga e njejta fushë.

BOOST x Kosova është një iniciativë e krijuar për të ndihmuar në shtytjen e sektorit privat në Kosovë drejt tranzicionit të gjelbër dhe të drejtë – dhe përmes qasjes gjithëpërfshirëse, krijimit të vendeve të reja të punës, zvogëlimit të emetimit të gazrave serrë dhe rritjes së konkurrencës.

BOOST x Kosova është kapitulli lokal i programit rajonal BOOST, i lansuar nga UNDP në Kosovë dhe Ambasada e Japonisë në Kosovë, dhe zbatuar në bashkëpunim me ICK dhe BERZH. Edicioni i parë synon të mbështesë bizneset dhe komunitetet për t'u rikuperuar nga COVID-19 dhe për të ndërtuar një të ardhme rezistente ndajklimës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)