29 Mars 2024

Përurohet projekti strategjik që lidhë Kosovë dhe Shqipërinë

Prishtinë, 22 maj - Sot në ora 15:00 në pikën kufitare në Shishtavec/Dragash, do të bëhet përurimi i projektit Strategjik “Të ndërtojmë së bashku një rajon atraktiv dhe me prosperitet”, projekt i realizuar në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Shqipëri-Kosovë, IPA I 2010-2013, i cili implementohet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë dhe Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme në Shqipëri, ndërsa, vlera totale e projektit në të dy anët e kufirit ka shumën rreth 2.4 Milion Euro.

Projekti për ndërtimin e rrugës Krushevë -Shishtavec, do të lidhë Republikën e Kosovës dhe Republikën e Shqipërisë, duke përmirësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe duke hapur mundësi për zhvillimin e turizmit të përbashkët malor mes dy vendeve.

Realizimi i këtij projekti ka filluar në vitin 2016, ndërsa projekti në tërësi financohet 85% nga Zyra e BE-së në Kosovë që përfshinë ndërtimin e rrugës së gjatë 3.2 km, nga fshati Krushevë deri në pikën kufitare Shishtavec dhe ndërtimin e parkingut në pikën kufitare 2,000 m².

Ndërsa, vlera praj 15% e këtij projekti është financuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe përfshinë ndërtimin e linjës së energjisë elektrike të tensionit të lartë nga fshati Krushevë deri në pikën kufitare Shishtavec, ndërtimin e trafo-stacionit në pikën kufitare, ndriçimin solar në parking dhe afër pikës kufitare. Vlera totale e investimit në realizimin e këtij projekti nga ana e Republikës së Kosovës  1.2 Milion Euro.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)