19 Mars 2024

Përshkallëzimi i grevave shkaku i rritjes se pagave qeveritare

Prishtinë, 16 janar - Lëvizja Vetëvendosje! përmes nënkryetares Fatmire Mulhaxha Kollçaku mbajti konferencë për media mbi grevën e punëtorëve të shëndetësisë.

Prej më shumë se tre javësh, kirurgët në Qendrën Klinike Universitare po mbajnë një grevë me mbi 200 mjekë, të cilëve tani i është bashkangjitur edhe Ortopedia, Institutet Paraklinike dhe Spitali i Ferizajt.

Menjëherë pas formimit të saj, qeveria u sigurua që vendimin e parë të rëndësishëm të merrte atë për rritjen e pagave për veten e saj në një masë prej 100%. Ndërkohë, për ligjin për pagat për këtë vit nuk ka denjuar të parashikojë buxhet përkatës.

Fatmire Mulhaxha Kollçaku u shpreh se, “Kjo qeveri e ka sjellë buxhetin e vitit 2019 pa e projektuar brenda tij zbatimin e ligjit për paga dhe ligji nëse miratohet është e pamundur të zbatohet brenda këtij vitit sepse nuk ka buxhet për të”.

Greva e personelit mjekësor po zhvillohet në një kohë kur po mbahen edhe grevat e minatorëve dhe ajo e punonjësve të arsimit. Punonjësit e sektorit publik janë thellësisht të pakënaqur me mënyrën se si po trajtohet shteti dhe punonjësit e tij nga qeveria aktuale.

“E kanë nxitur këtë ortek të pakënaqësisë. Krejt kjo që po ndodh është pasojë e një vendimi të njëanshëm për rritjen e pagave për veten”, shtoi deputetja Kollçaku.

Ashtu siç është i planifikuar, pa buxhetin përkatës, ligji për pagat është një mashtrim. Qeveria do të duhet t’i shpjegojë mjekëve dhe qytetarëve se prej ku do t’i marrë mjetet financiare për plotësimin e kërkesave të tyre, në një kohë kur nuk është vendosur një buxhet për to. Pa buxhetin përkatës, ky ligj do të mbetet një copë letre.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)