22 Tetor 2019

Përmbyllen trajnimet për zyrtarët komunal për ndërtimet pa leje

Prishtinë, 20 shtator - Në Prishtinë u mbajt punëtoria e fundit nga gjashtë gjithsejtë të zhvilluara në rajone të ndryshme të Kosovës dhe që kanë mbuluar të gjitha komunat.

Qëllimi i këtyre punëtorive ishte shpjegimi i procedurave nga Udhëzimet Administrative të dala nga Ligji për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje, të organizuara nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), përkatësisht Departamenti për Planifikim Hapësinor, Ndërtim dhe Banim (DPHNB), në bashkëpunim me Programin e USAID-it për Qeverisje Ekonomike në Kosovë.

Sikurse në të gjitha punëtoritë edhe në Prishtinë, zyrtarët e DPHNB fillimisht shpjeguan aktivitetet në të cilat është angazhuar DPHNB dhe që kanë për qëllim lehtësimin e zbatimit të procesit të trajtimit të ndërtimeve pa leje, duke përfshirë aktivitetet e koordinimit me institucionet tjera siç është përgatitja e udhëzuesve të detajuar për procesin e trajtimit të ndërtimeve pa leje. Gjithashtu u prezantuan edhe procedurat e detajuara për trajtimin e kategorive të ndryshme të ndërtimeve pa leje.

Përfaqësuesit e Programit të USAID-it për Qeverisjen Ekonomike në Kosovë prezantuan skemat grafike të përgatitura nga ky program në bashkëpunim me DPHNB dhe që shpjegojnë fazat e ndryshme procedurale në mënyrë grafike.

Pas përfundimit të prezantimeve, u zhvillua një diskutim ndërmjet zyrtarëve komunal të pranishëm dhe zyrtarëve të DPHNB ku u ofruan sqarime lidhur me disa çështje procedurale të ngritura nga zyrtarët komunal.

Gjithashtu u theksua se DPHNB do ti mbledhë të gjitha pyetjet dhe kërkesat për sqarim të ngritura gjatë të gjitha punëtorive të planifikuara dhe do të bëjë përpjekje maksimale për adresimin e këtyre çështjeve në udhëzuesit e detajuar të cilët janë në përgatitje e sipër.

Në gjashtë punëtoritë e zhvilluara këtë muaj morën pjesë mbi 200 zyrtarë komunal nga komunat e Republikës së Kosovës.
  

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 tetor 2019 - Me rastin e 30 vjetorit të rënies së komunizmit, Instituti Shkencor Kosovaro-Suedez do të organizojë konferencën shkencore ndërkombëtare me titull '30-vjetori i rënies së sistemit komunist'. (Hoteli Sirius, ora 9:00)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit mbahet dita e dytë e “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit” me ç‘rast do të organizohet konferencë per koordinimin ndërinstitucional në trajtimin e rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore si dhe sfidat në trajtimin e rasteve të dhunës seksuale gjatë luftës. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Drejtori i Zyrës për Rritje Ekonomike pranë misionit të USAID-it në Kosovë, Matthew Cullinane, do të flasë në hapjen e Konventës së tretë vjetore të Industrisë së Veshmbathjeve në Kosovë. (Hoteli Emerald, ora 10:00)

- Punëtorët teknik të Fakulteteve të UP-së “Hasan Prishtina” në Prishtinë, do të protestojnë para Rektoratit të UP-së. (Para Rektorati, ora 10:00)

- Nën patronatin e kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri do të mbahet Panairi i Sportit me të gjitha klubet sportive të qytetit të Mitrovicës. (Sheshi “Isa Boletini” në Mitrovicë, ora 10:00)

- Dega e Alternatives në Gjakovë mban konferencë për media. (Zyrët e Alternativës në Çarshinë e Jupave në Gjakovë, ora 11:00)

- Bëhet promovimi i librit “Gjinekologjia me obstetrikë  për infermieri dhe mami” me autore Prof. dr. Myrvete Paçarada dhe bashkautorë  Ass. dr. Vlora Ademi Ibishi dhe Ass. dr. Nyltene Kongjeli. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)

- Më rastin e Ditës Boterore të Energjisë, Instituti për Politika Zhvillimore mban konferencë për media me temë 'Cilat duhet të jenë prioritete e qeverisë së re në sektorin e energjisë në Kosovë?  - Rekomandime dhe propozime nga shoqëria civile'. (Zyrët e Resource Center (Lagjja Pejton, Rr. Pashko Vasa, nr. 1, përballë Hotel Royal, ora 13:00)

- Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e 173-të. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 13:30)

- ETEA organizon premierën e shfaqjes “Muret Flasin” që i dedikohet përkujtimit të organizimit të arsimit paralel gjatë viteve të '90-ta. (Shtëpia - shkollë “Sami Frashëri” e familjes Aliu - Hertica, ora 20:00)