28 Mars 2024

Përkrahën raportet financiare vjetore të KQZ-së dhe IGJK-së,

Prishtinë, 16 qershor - Komisioni për Buxhet dhe Financa i ka dhënë sot mbështetje dhe i ka proceduar për në Kuvend, Raportin financiar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për vitin 2009 dhe atë të Institutit Gjyqësor të Kosovës (IGJK). 

Anëtari i KQZ-së, Blerim Burjani, dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Xhemajl Peçani, të cilët raportuan para Komisionit, dhanë një pasqyrë të shpenzimeve të këtij institucioni gjatë vitit të kaluar, i cili ishte edhe vit zgjedhor. Ata theksuan se mosmbajtja e balotazhit në disa komuna, për shkak të fitores në raundin e parë, përsëritja e zgjedhjeve në disa komuna të tjera dhe ndihma nga donatorët, ka bërë që shpenzimet të mos jenë sipas planifikimeve dhe të ketë kursim të buxhetit. 

Anëtarë të Komisionit vlerësuan se KQZ-ja, duke pasur parasysh specifikat e veta, nuk mund të bëjë planifikim të saktë të buxhetit. Ata e përkrahën raportin dhe e proceduan për në seancë plenare, duke vlerësuar se ai e përmbush anën ligjore të raportimit. 

Raportin e IGJK-së, ndërkaq, e prezantoi drejtori i këtij Instituti, Lavdim Krasniqi, i cili dha detaje rreth shpenzimeve gjatë vitit të kaluar dhe foli për kërkesat financiare në vijim. 

Komisioni, në këtë mbledhje, që u udhëhoq nga kryetari Gani Koci, përkrahu edhe propozim-vendimin e Qeverisë së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, ndërsa iu dha mbështetje këtyre projektligjeve, me amendamente dhe raporte të komisioneve funksionale: Projektligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës, Projektligjit për Grevat, Projektligjit për Avokatin e Popullit, Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës dhe atij për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale. 

U caktua edhe grupi punues për amendamentimin e Projektligjit për Bankën Qendrore, si dhe ai për ndryshimin e Ligjit për Trustin Pensional, me kërkesë të Kryesisë së Kuvendit. Rreth këtij të fundit, u dakordua që t’i dërgohet një shkresë Qeverisë së Kosovës, Bankës Qendrore dhe Trustit Pensional, për caktimin e ekspertëve, të cilit së bashku me grupin punues të Komisionit, do të bëjnë ndryshimin dhe plotësimin e këtij ligji. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)