03 Shkurt 2023

Përkeqësohet tutje perspektiva për mjedisin global të kredisë

New York, 22 korrik - Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kredisë, Fitch Ratings, njoftoi se panorama në lidhje me mjedisin global të kredisë ka vazhduar të përkeqësohet muajt e fundit.

Në deklaratën e bërë nga agjencia e vlerësimit të kredisë, theksohet se rreziqet e larta të recesionit kanë përkeqësuar tutje vështirësitë në rritje të kredisë.

Në deklaratë thuhet se perspektiva për mjedisin global të kredisë ka vazhduar të përkeqësohet muajt e fundit.

“Intensifikimi i presioneve inflacioniste dhe reagimi i politikës monetare që rezulton kanë kontribuar në kushte gjithnjë e më sfiduese për rritjen globale, duke përfshirë shtrëngimin financiar me bazë të gjerë”, tha Fitch.

Në deklaratë, ku theksohet se rreziqet e recesionit në Evropë dhe SHBA janë të larta, thuhet se mund të ketë një ngadalësim të mëtejshëm të rritjes së Kinës në rast të shtimit të varianteve të reja të koronavirusit.

Në deklaratë theksohet se ndërprerja e plotë ose serioze e rrjedhës së gazit nga Rusia në Evropë është ndër rreziqet më të mëdha potenciale në afat të afërt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)

- Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës organizon marsh kundër Asociacionit, dhe në shënim të 53-vjetorit të themelimit të UP-së. (Biblioteka Kombëtare, ora 16:00)