24 Prill 2024

Përkeqësohet ekonomia e Japonisë

Tokio, 13 janar - Zyra e Kabinetit të Japonisë ka ruajtur vlerësimin e vet që ekonomia e tretë më e madhe në botë "po përkeqësohet".

Në nëntorin e vjetshëm treguesi i kushteve të biznesit i Japonisë ra në pikën më të ulët gjatë 6 vjetëve.

Treguesi i rastësisë i kushteve të biznesit i publikuar nga kjo zyrë u ul 0.2 pikë në nëntor në krahasim me tetorin, duke shënuar nivelin më të ulët qysh nga shkurti 2013.

Zyra tha se ulja është shkaktuar nga rënia në prodhimin e produkteve elektronike, veçanërisht e pajisjeve për prodhimin e mikroçipave, e baterive litium-jon dhe e pajisjeve të telekomunikacionit.

Ajo shtoi se prodhimi i makinerive të ndërtimit pati gjithashtu rënie, si pasojë e ndikimit të tajfunit "Hagibis". 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)