25 Prill 2024

Përfaqësuesit e sindikatave kërkojn zbatimin e Ligjit të Pagave

 Prishtinë, 2 mars - Përfaqësuesit e  SBASHK-ut, FSSHK-së, SPK-së,  sindikatës  së Zjarrfikësve  dhe  Doganave  kanë mbajtur një takim të përbashkët  duke debatuar për situatën  në këta sektorë pas lajmit të shpërndarë se  mund të mos jenë  paraparë mjete në Ligjin e buxhetit për  implementimin e Ligjit të pagave.

Ata kanë deklaruar se  situata në sektorët që përfaqësojnë është acaruar dhe se kanë nisur të shtohen kërkesat e anëtarësisë që të bëhen përgatitje për të nisur edhe me veprime sindikale nëse Ministria e Financave dhe Kryeministri nuk  ofrojnë dëshmi  se janë bërë planifikime buxhetore  për ligjin e pagave.

Duke u gjendur në këtë situatë përfaqësuesit e FSSHK-së, SPK-së,  sindikatës  së Zjarrfikësve  dhe Doganave kanë vendosur bashkërisht që t’i drejtohen Kryeministrit Kurti për një takim urgjent e në momentin më të afërt të mundshëm për të debatuar për këtë çështje.

takimin me Kryeministrin Kurti  përfaqësuesit e këtyre pesë sindikatave do të kërkojnë nga ai  që të shpalos planin e Qeverisë për rritjen e mirëqenies së punëtorëve në Republikën e Kosovës  nëse Ligji për paga zvarritet edhe më tutje.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)