28 Mars 2024

Përfaqësuesit e bizneseve prezantojnë efektet e koronavirusit në ekonomi

Prishtinë, 15 mars - Drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Odës së Afarizmit të Kosovës, Klubit të Prodhuesve të Kosovës dhe Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës organizojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjatë kësaj konference, të njëjtit do të prezantojnë kërkesat e komunitetit të biznesit përkitazi me masat e ndërmarra karshi pandemisë globale COVID-19 dhe efekteve të këtyre masave mbi sektorin privat dhe ekonominë në pergjithësi.

Aty do të prezantohen edhe kërkesat e komunitetit të biznesit për masat që Qeveria e vendit duhet të ndermarrë për të mbrojtur sektorin privat nga efektet negative.   

Konferenca do të mbahet sot në hapësirat e Odës Ekonomike të Kosovës.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)