28 Janar 2021

Për t’u subvencionuar nga Qeveria, përditëso llogarinë bankare në Sistemin EDI

Prishtinë, 27 nëntor - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka rikujtuar se tatimpaguesit që kanë pranuar njoftimin nga Ministria e Financave se janë përfitues të subvencioneve, do t’i pranojnë pagesat në ditët në vijim.

Mirëpo sipas ATK-se ende disa nga këta tatimpagues nuk kanë përditësuar të dhënat e tyre në sistemin EDI, gjegjësisht evidentimi i llogarisë bankare në sistemin EDI nuk është i saktë.

Kjo mund të jetë edhe pasojë që disa nga tatimpaguesit edhe pse kanë pranuar njoftimin nga Ministria e Financave nuk kanë përfituar ende nga subvencionet e Qeverisë.

''Andaj, kërkojmë që sa më shpejt të bëni përditësimin e llogarisë bankare. Edhe nëse paraprakisht keni bërë përditësimin e të dhënave dhe nuk keni përfituar ende nga subvencionet e Qeverisë,  kërkojmë që të rishikoni edhe një herë të dhënat tuaja, pasi që është konstatuar nga Thesari se llogaria bankare ose mungon ose llogaria që keni evidentuar në sistemin EDI nuk është e saktë dhe nuk është e mundur që t’ju rimbursohet ajo llogari për të përfituar subvencionet nga Qeveria'', njofton ATK.

Llogaria bankare që evidentoni në Sistemin EDI duhet te jetë në emër të biznesit.

Pra, nëse llogaria bankare e juaj përditësohet dhe vendoset e saktë, Thesari i Kosovës do të bëjë pagesën në llogarinë tuaj, në afatin sa më të shkurtër.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Dhjetor 2020

- Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ekrem Hysenaj do të mbaj konferencë për media, në të cilën do të prezantoj aktivitetet e zhvilluara, si dhe rezultatet e arritura të ATK-së gjatë vitit 2020. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 10:00)

- KDI organizon konferencën për media ku do të shpaloset “Indeksi për Perceptimin e Korrupsionit” për vitin 2020 përgatitur nga Transparency International. (Zyret e KDI-së, ora 10:00)  

- Mbahet mbledhja e parë e rregullt për vitin 2021 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Promovohet libri “Krime serbe në Kosovë”, i autorit Çerçiz Loloçi. (Qendra Mediale të Kolegjit AAB, ora 11:00)

- Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, merr pjesë në prezantimin e pullës postare, dedikuar personelit shëndetësor që kanë humbur jetën gjatë ballafaqimit me COVID-19. (Ministria e Shëndetësisë, ora 11:00)

- Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë organizon ngjarjen kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, e cila këtë vit i është kushtuar albanologut austriak - hebre Norbert Jokl. (Ambientet e Fakultetit të Edukimit-Filologjisë në Gjakovë, ora 12:00)

- Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, merr pjesë në përurimi i fillimit të punimeve për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë familjare në Strellc të Deçanit. (Strellc – Deçan, ora 12:30)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet afër Ministrisë së Shëndetësisë. (Afër Ministrisë së Shëndetësisë, ora 13:00)

- Kandidati për deputet i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, mban konferencën për medie. (Zyra e AAK-së, ora 13:00)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj merrë pjesë në takimin në mbështetje të nominuarëve për deputet në Skenderaj. (Lokali 'Te Mixha' në fshatin - Polac, Skënderaj, ora 16:30)