22 Janar 2020

Për projektet e BB-së janë disbursuar 5.8 milionë euro

Prishtinë, 14 qershor - Ministria e Financave dhe Banka Botërore, kanë organizuar sot tryezë diskutimi me të gjitha ministritë dhe agjencitë e linjës për rishikimin e portfolios kreditore të projekteve me financim përmes huamarrjes.

Në këtë tryezë u diskutua për progresin e projekteve me financim kreditor nga Banka Botërore, sfidat si dhe adresimi për të ardhmen dhe kjo gjithmonë me objektiven për implementim sa më efektiv dhe efikas të të gjitha projekteve në fjalë.

Me këtë rast ministri i Financave Bedri Hamza, bëri të ditur së në partneritet me Bankën Botërore, Ministria e Financave në vazhdimësi është e angazhuar për rritjen e efikasitetit të implementimit të projekteve me fonde të huamarrjes,  duke shtuar se edhe prezantimi i sotëm i  Raportit të Monitorimit të porftolios kreditore, është me qëllim të adresimit të çështjeve dhe rritjes së performancës.

Ai gjithashtu theksoi se ka progresit të arritur në implementim të marrëveshjeve por në të njëjtën kohë kërkoi  angazhim edhe me të madh që ta rrisim edhe më shumë dinamikën e implementimit.

Sipas ministrit Hamza për projektet e Bankës Botërore për 5 mujorin e vitit 2019, janë disbursuar 5.8 milionë Euro.

Nëse i referohemi vitit fiskal të BB (1 Korrik – 30 Qershor), pra afërsisht 1 vit nga tani, janë disbursuar rreth 11.7 milionë euro.  

Dy  projekte mund të veçohen se kanë pasur lëvizje shumë  pozitive, njëra ka të bëjë me Ministrinë e Shëndetësisë duke avancuar statusin dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, projekti Ekonomia Digjitale, ku edhe pse është ratifikuar nga Kuvendi në fund të vitit 2018, ka filluar me hapa konkret drejt zbatimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 janar 2020 - Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës organizon diten e dytë të takimit rajonal për Ndryshime Klimatike dhe Integrime Evropiane “Zhvillimi i një propozim projekti për ngritjen e kapaciteteve në sektorin e Mjedisit, Integrimeve Evropian dhe Ndryshimeve Klimatike”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Me rastin e 22 vjetorit të sulmit të dytë të forcave serbe mbi familjen Jashari, Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së,  do të organizojnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në shenjë kujtimi e nderimi të luftës së shenjtë çlirimtare të familjes Jashari. (Prekaz, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Mitrovicës. (Sallën e Mediave të Komunën se Mitrovicës, ora 10:00)

- Klubi i Prodhuesve organizon tryezën e diskutimit për diskutimin e efekteve të tarifës 100% në ekonominë  e vendit një vit pas vendosjes së kësaj takse. (Orion Conference Centre, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Vushtrrisë. (Qendr Rinore në Vushtrri, ora 11:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti do të nënshkruajë Marrëveshjen e Mirëkuptimit me USAID për zbatimin e Programit per trajtimin e ndertimeve pa leje. (Komuna e Prishtinës, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës në detyrë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Kaçanikut. (Shtëpia e Kulturës "Xheladin Kurtaj" në Kaçanik, ora 14:00)

- Mbahet Festivali i Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës 2020”, ku do të marrin pjesë teatrot me shfaqjet më të mira dhe dramat e tyre origjinale shqipe nga Kosova. (Teatri i Qytetit të Gjilanit, ora 19:00)