26 Prill 2024

Për 10 vitete e ardhshme duhen kredi mbi 100 trilionë dollarë

New York, 20 janar - Forumi Botëror i Ekonomisë në një raport të tij deklaroi se në 10 vjet të ardhshëm duhen kredi të reja me vlerë prej mbi 100 trilionë dollarë amerikanë, në përputhje me kërkesat e rritjes ekonomike në mbarë botën. 

Në bazë të analizës së të dhanave të kredive të 79 vendeve, që zunë 99% të kredive të përgjithshme të botës, në këtë raport vihet në dukje se në të ardhmen rritja e kredive do të jetë një detyrë e vështirë.

Nga njëra anë, vazhdimi i çekuilibrimi global i ekonomisë dhe proteksionizmi financiar do të kufizojnë veprimet financiare ndërshtetërore, që do të ndikojë mbi dhënien e kredive. Nga ana tjetër, presioni vjen edhe nga dobësia e sistemit financiar të Azisë dhe nga mbështetja e tepërt e Evropës te kapitalet bankare.

Analistët vunë në dukje se kundrejt gjendjes së nderë në mbarë botën, vendimmarrësit duhet të jenë më të matur në kredi, që të shmanget ngrohja ose ftohja e tepër e kredidhënies në ndonjë rajon. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)