25 Prill 2024

Peja shpërblehet si “Komuna Model në Brezin e Gjelbërt Evropian”

Pejë, 25 shtator - Si pjesë e Ditëve të Brezit të Gjelbërt Evropian kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri pranoi në emër të Komunës së Pejës shpërblimin si “Komuna Model në Brezin e Gjelbërt Evropian” nga Shoqata e Brezit të Gjelbërt e.V, e cila organizatë është përfaqësuar nga Sandra Ëigger nga Fondacioni EuroNatur.

Ky shpërblim është dhënë duke u bazuar në nominimin nga Environmentally Responsible Action (ERA) group dhe mbështetur nga EuroNatur tek Bordi i Shoqatës së Brezit të Gjelbërt Evropian të cilët dhe morën vendimin me datën 10 shtator 2018 të shpërblejn Pejën me këtë çmim prestigjioz Evropian.

Kjo ngjarje është organizuar nga Environmentally Responsible Action (ERA) group. Kësaj ngjarje ju kane bashkangjitur përfaqësues nga qeveria qendrore, lokale dhe nga shoqëria civile. Gjihashtu janë bashkangjitur përfaqësuesit nga Mali i Zi dhe Shqipëria për të festuar për Komunën e Pejës.

Çdo vit mund të shpërblehen një komunë për një regjion (Fennoscandia, Rajoni Baltik, Qëndror dhe Balkan). Kjo është hera e parë që një komunë përgjatë rajonit të Ballkanit është shpërblyer. Në vitet e mëhershme vetëm dy komuna përgjatë Evropës Qëndrore janë shpërblyer.

Çmimi jepet në bazë të kritereve të ruajtjes së natyrës si dhe bashkëpunimit ndërkufitar dhe mbështetjes së turizmit miqësor me natyrën. Komuna e Pejës ka marrë këtë çmim për:

· Përpjekje dhe sukses të jashtëzakonshëm në parandalimin e ndërtimit të hidrocentraleve të paqëndrueshme dhe jo-ekologjike në një zonë të mbrojtur, posaçërisht në grykën e Rugovës;

· Përkrahës i fuqishëm i Programit të Rimëkëmbjes së Rrëqebullit Ballkanik dhe monitorimit të gjitarëve të tjerë të mesëm dhe të mëdhenj në Rugovë (Bjeshkët e Nemuna);

· Më shumë se një dekadë bashkëpunimi ndërkufitar me komunat fqinje si Mal të Zi dhe Shqipëri;

· Përkrahës i fuqishëm dhe aktiv i turizmit miqësor me natyrën si në promovim ashtu edhe në financim.

Kjo ngjarje ishte pjesë e një sërë ngjarjesh që ndodhën në të gjithë Evropën në festimin e Ditës së Brezit të Gjelbër Evropian, ku përfshihet gjithashtu ngjitja në piken"Tre-Kufitare" midis Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë më datën 22 shtator 2018.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)