06 Dhjetor 2022

PDK, LDK, AAK e Lista Serbe mohuan 40 milionë euro për Mitrovicën

Mitrovicë, 20 prill - Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Mitrovicë ka mbajtur sot konferencë për media duke ngritur shqetësim e mosvotimit nga opozita në Kuvend të marrëveshjeve ndërkombëtare prej të cilave Republika e Kosovës do të fitonte 100 milionë euro ku përfshihet edhe investimi prej 40 milionë eurosh për impiantin e ujërave të zeza për Komunën e Mitrovicës.

"Kushtëzimi për formimin e komisionit hetimor parlamentar për energjinë, për të cilin LV ka dhënë sqarimet e nevojshme, me votimin për një projekt kaq të rëndësishëm për jetën e qytetarëve të Mitrovicës tregon se si e vlerësojnë subjektet në fjalë qytetarin mitrovicas."

"PDK, LDK, AAK dhe Lista serbe kanë vendosur ta ndëshkojnë qytetarin mitrovicas duke bojkotuar seancën kur duhej votuar këto projekte", tha deputetja, Arjeta Fejza.

Ndërkaq asamblisti ynë në Mitrovicë, Kushtrim Zeneli, kujtoi edhe njëherë përfitimet nga kjo marrëveshje.

"Realizimi i projektit do ti sillte shumë të mira Mitrovicës, si në aspektin mjedisor po ashtu edhe në atë shëndetsor. Kjo do të zvogëlonte  në masë të madhe vëllimet e ujërave të zeza të cilat nuk trajtohen, si dhe ngarkesat  ndotëse, të cilat shkarkohen drejtpërdrejt në lum. Ky projekt sigurisht do të ndikojë edhe në kyqjen e rrjetit të kanalizimit për shumë familje që nuk kanë qenë më herët’

"Mitrovica ka nevojë për vëmendjen e munguar nga qeveritë e mëhershme dhe projekte si kjo marrëveshje me vlerë 40 milionë euro do të duhej të përkraheshin nga të gjithë deputetet dhe jo të përdoren për të krijuar kauza artificiale në kurriz të qytetarëve tanë!", tha deputetja Fejza.

"Nëse në programet e këtyre partive gjatë fushatës prioritet ka qenë shëndeti i qytetarëve, mbrojtja e lumenjëve, mbrojtja e mjedisit, atëherë kjo marrëveshje do të duhej të votohej" tha Zeneli duke theksuar që kryetari aktual i Mitrovicës do të duhej të ishte në krye të këtij presioni.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)