28 Mars 2024

PD shpreh shqetësimin për nivelin e latë të korrupsionit

Prishtinë, 18 mars - Partia e Drejtësisë, në mënyrë të përsëritur ka shfaqur në mënyrë publike shqetësimin e saj për korrupsionin në vend dhe për këtë ka ofruar rekomandime dhe zgjidhje praktike, duke filluar prej reformimit të gjyqësorit dhe prokurorisë me ngritjen e kapaciteteve profesionale e deri në fuqizimin e Agjensionit Antikorrupsion.

Amir Ahmeti, nënkryetar i PD-së ka thënë se Partia e Drejtësisë konsideron se parandalimi dhe çrrënjosja e korrupsionit mund të arrihet, para së gjithash, me ruajtjen dhe përparimin e shëndetit moral të popullatës nëpërmjet promovimit institucional të vlerave etike, morale, dhe shpirtërore të qytetarëve dhe jo stimulimit ekskluziv të synimeve të tyre materiale dhe epshore, veçanërisht te të rinjët e vendit, që për fat të keq është duke ndodhur në tërë periudhën e pas luftës.

Partia e Drejtësisë po ashtu ka ftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës që qysh tash të angazhohet për të futur edhe çështjen e njohjes së Kosovës në agjendën e sesionin e 37 të të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Konferencës Islamike (OKI) e cila mbahet më 18-20 Maj 2010 në Dushanbe, kryeqytetin e Taxhikistanit.

Ahmeti ka theksuar se agjenda e këtij takimi përcaktohet muajin e ardhshëm, respektivisht me 12-14 Prill në Xhide të Arabisë Saudite, ku takohen zyrtarët e lartë të Ministrive të Punëve të Jashtme të vendeve të OKI-të në një takim përgatitor për sesionin e 37-të. MPJ duhet të shfrytëzojë influencën e të gjitha vendeve nga OKI që e kanë njohur Kosovën e veçmas Arabinë Saudite që në këtë takim përgatitor të hyjë në agjendë edhe njohja e Kosovës nga vendet e tjera të OKI-të.

Partia e Drejtësisë paralajmëron vizita të ndërsjella të Ministrave të Punëve të Jashtme, të shtetit të Kuvajtit dhe Republikës së Kosovës në muajt që do të pasojnë dhe shpreh shpresën se këto aktivitete diplomatike do të rezultojnë me njohjen e shpejtë të Republikës së Kosovës nga ana e shtetit të Kuvaitit.
  
Ahmeti ka pohuar po ashtu se PD ka kërkuar në mënyrë të përsëritur, që në Kosovë të ndërpritet shkelja e të drejtave të  femrave muslimane në punësim dhe arsimim, për shkak të bartjes së mbulesës në kokë.

"Me këtë rast përshëndesim vendimin e Gjykatës së Qarkut në Gjilan dhe kërkesën e Avokatit të Popullit, Sami Kurteshi për ndërprerjen e shkeljes drastike të të drejtës në shkollim të nxënëseve të besimit Islam vetëm për shkak të bartjes së mbulesës së kokës, ndonëse kjo paraqet normë të definuar fetare dhe në asnjë mënyrë promovim të fesë në institucione shkollore", ka theksuar ai.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)