29 Mars 2024

Pas GJND-së të filloj funksionimi i ligjshmërisë edhe në Kosovë

Prishtinë, 24 korrik - Lidhja Demokratike e Dardanisë duke përshëndetur vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë ka theksuar se tash është koha që ligjshmëria të fillon të funksionoj edhe në Kosovë.  
Në takimin me kryetaret e Degëve të LDD, në të cilin morri pjesë edhe

kryetari Nexhat Daci u theksua se vendimi i GJND-së ka dhenë një shprese te madhe  dhe se tash e tutje ligji do te funksionoj edhe ne Kosove.
 
U theksua se orientim afatshkurtër duhet të jetë anëtarësimi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ndërsa ai afatgjatë në Unionin Evropian dhe NATO.
 
U shpreh falënderimi sekretares amerikane të shtetit zonjës Hilari Klinton e cila u beri thirrje shteteve qe ende nuk e kane njohur Kosovën që ketë ta bëjnë sa me pare.
 
“ LDD i  përshëndet edhe veprimet e fundit te EULEX-it qe tani janë veprime konkrete dhe qe drejtohen kundër njerëzve qe kane rene ndesh me ligjin”, u tha në mbledhje.
 
Mes dy takimeve me përfaqësues te degëve, LDD ka vazhduar me aktivitete. Vlen te përmenden takimet me bashkatdhetar qe janë mbajtur ne Peje dhe Prishtine. Me këtë rast LDD ka demonstrua përkushtimin se nuk  është vetëm deklarativisht me mërgatën, por mërgata është pjese e strukturave politike të LDD-së.
 
Në takim u theksua se trafikimet qe na kane ndodhur me herët kane përfunduar dhe te gjithë ata qe kane ikur e kane pare se shtëpia me e mire mbetet LDD si strumbullar I politikes nacionale ne Kosove.
 
Sa I përket rastit Haradinaj ne shpresojmë se Tribunali I Hagës do te nxjerr një vendim te drejte dhe z. Haradinaj te kthehet ne familjen e vet dhe ne subjektin e vet politik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)