30 Janar 2023

Parisi dhe Mynihu qytetet me pronat më të shtrenjta në Europë

Londër, 26 gusht - Parisi dhe Mynihu rezultojnë qytetet me pronat më të shtrenjta në Europë këtë vit.

Blerësve të një banese të re në qytetin gjerman u është dashur të paguajnë një mesatare prej 10.500 eurosh për metër katrorë.

Por edhe më keq është situata në kryeqytetin francez, ku paguhet 13.462 euro për metër katrorë.

Londra, Osloja dhe Frankfurti kanë qenë më të lira me rreth 8.400 euro. Shifra të tilla sakaq kontraktojnë ndjeshëm me kuotimin e pronave në qytetet bullgare të Varnas e Burgas në Detin e Zi, ku banesat e reja shiten mesatarisht me rreth 900 euro metri katror.

Ekspertët e Deloitte-s kanë analizuar 68 qytete të mëdha në 23 shtete. Njëri prej tyre, Michael Müller, ka thënë se çmimet e ndërtimit janë rritur kudo në Europë.

Kjo për shkak se problemet në zinxhirin e furnizimit dhe mungesa e materialeve ndërtuese, kanë rritur rreziqet në planifikim dhe ekzekutim të projekteve ndërtuese.

Ndikim ka pasur po kështu edhe mungesa e stafit dhe inflacioni. Megjithatë, rritja e normave të interesit mund të ulë kërkesën dhe të frenojë spiralen e mëtejshme të çmimeve.

Në shumë qytete evropiane, tregun e pronave e ka prekur edhe strehimi i refugjatëve nga Ukraina sidomos në Poloni, Sllovaki dhe Hungari, ku ka pasur ulje të ofertave për qiradhënie në tremujorin e dytë të këtij viti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 janar 2023

- Mbahet Konventa e VII zgjedhore e Rinisë Demokratike të Kosovës ku prezentë do të jetë edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. (Klan Arena, ora 12:00)