20 Shtator 2020

Paradoksi kosovar: optimizmi i lartë kundrejt sfidave europiane

Prishtinë, 25 shkurt - Fondi Europian për Ballkanin (EFB) në bashkëpunim me Gallup Europe dhe në  partneritet me Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) kanë  prezentuar të gjeturat e sondazhit publik të realizuar në fund të vitit 2009 në Kosovë dhe të gjitha vendet e Ballkanit.

Këto të gjetura janë prezentuar në tryezën me titull “Paradoksi kosovar: optimizmi i lartë kundrejt sfidave europiane” e cila u mbajt me 25 Shkurt 2010 në Prishtinë. Gallup Ballkan Monitori hulumton opinionin publik në çështje të ndryshme, që nga kënaqsia me standardin dhe kushtet e jetës së qytetarëve, besimi në parti politike, gjykata, OJQ dhe media, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar deri te pritjet dhe qëndrimet drejt integrimit në BE dhe NATO.

Diskutimi u hap me një prezentim të shkurtë nga znj. Hedvig Morvai - Horvat, Drejtore Ekzekutive e Fondit Europian për Ballkanin (EFB) dhe znj. Venera Hajrullahu, Drejtore Ekzekutive e Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Të gjeturat e hulumtimit për Kosovë u prezantuan nga Robert Manchin, drejtor i Gallup për Evropë i cili bëri një krahasim të të gjeturave në Kosovë dhe në rajon. Të gjeturat ku Kosovarët mbeten më optmistët në rajon, të kënaqur me qeverinë porn në anën tjetër me kushtet më të vështira socio-ekonomike dhe gatishmëri për të lënë Kosovën për mundësi më të mira jashtë vendit u diskutuan nga panelistët vendas z. Ilir Deda nga KIPRED, znj. Mimoza Kusari – Lila nga AKR dhe z. Avni Zogiani nga organizata ÇOHU derisa debati u moderua nga kryeredaktori i gazetës Koha Ditore z. Agron Bajrami.

Të gjeturat kryesore për Kosovën

Kosova së bashku me Shqipërinë mbeten vendet më optimiste në rajon. Edhe pse 60% e qytetarëve në Kosovë kanë vështirësi të paguajnë faturat e shërbimeve publike, 2/3 e qytetarëve ose 67% janë të kënaqur me standardin e jetës.

Edhe përkundër optimizmit dhe shkallës së lartë të kënaqsisë me jetën, shumica e shqiptarëve të Kosovës shohin më shumë mundësi jashtë vendit dhe duan të emigrojnë, kryesisht në Gjermani, Zvicër dhe SHBA. Shqiptarët në Kosovë po ashtu kanë shkallë të lartë të kënaqsisë me punën e institucioneve dhe janë të parët në regjion në përkrahje për BE dhe NATO.

Kryeministri Hashim Thaçi ka qen ndër liderët më të përkrahur por në anën tjetër rreth 9 nga 10 persona janë përgjigjur që qeveria është e korruptuar. Serbët e Kosovës kanë rritur pakënaqsinë ndaj pavarësisë nga 74% në 80% në krahasim me vitin e kaluar dhe vetëm 12% mendojnë që mund të jetojnë me shqiptarët në paqe në një Kosovë të pavarur.

Në këtë situatë, serbët e Kosovës nuk ndihen të mbrojtur nga qeveria në Sërbi, përkundrazi 59% thonë se Beogradi po bën punë të dobët apo madje të keqe duke mbrojtur interesat e tyre dhe ndoshta kjo ka bërë të shikohet për mundësi të tjera dhe ndoshta për këtë arsye përkrahja për anëtarësim në BE ndër serbët e Kosovës është rritur nga 9% në 22% në krahasim me vitin 2008.

Metodologjia

Puna në terren për këtë raundin e fundit është bërë në  shtator v. 2009. Studimi bëhet çdo vit dhe mban standardet më të larta të përfaqsimit të një hulumtimit, me rreth 1000 të intervistuar për një shtet. Gallup Ballkan Monitori është dizajnuar që të mbulon të gjitha temat me interes për vendim marrësit, studiuesit dhe mediat.

Partneriteti

Gallup Ballkan Monitori është fryt i partneritetit të suksesshëm ndërmjet Fondit Europian për Ballkanin dhe Gallupit. Gallup Ballkan “Monitori” është hulumtimi i vetëm i thellë dhe i pari që ka mbuluar gjithë Ballkanin perëndimor. Ai paraqet pikëpamjet e qytetarëve për të gjitha aspektet e jetës së tyre dhe ofron informata strategjike për dimensionet socio-ekonomike, socio-politike dhe multi kulturore të Ballkanit.

Që nga themelimi, Gallup Ballkan Monitori është zhvilluar shpejt në një  autoritet me renome për opinionin publik në Ballkanin Perëndimor. Të dhënat e tij rregullisht përdoren nga vendim marrësit në Insitucionet Europiane dhe organizatat tjera ndërkombëtare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Shtator 2020 - Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30)

- Fillon Shkolla Verore e BE-së në të cilën do të shtjellohet temat për zhvillimin ekonomik, qëndrueshmërinë mjedisore dhe shfaqjen e pandemisë globale. (Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të votohet raporti i panelit përzgjedhës për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistim dhe listën e ngushtë të kandidatëve për Avokat të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla takohet me Ambasadorin japonez, Mizutani Akira. (Kabineti i ministres Haradinaj Stublla, ora 10:00 - pa prezencen e mediave)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, pret në takim delegacionin e Qeverisë së SHBA-ve, të udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA Adam Boehler, të cilit do t’i bashkohet edhe i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë - Serbi, Richard Grenell, përfaqësues të USAID, Kryetarin e Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në SHBA. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)
 
- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla dhe Ambasadori japonez, Mizutani Akira, nënshkruajnë marrëveshjen për donacionin e radhës të Japonisë për Kosovën. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 10:30)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë shqyrton listen e dëshmitarëve, përzgjedh ekspertët e jashtëm si dhe publikon adresën për dorëzimin e dëshmive nga qytetarët. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në përurimin e shtatores së Heroit Ahmet Krasniqi, si dhe në inaugurimin e sheshit, i cili do të mbajë emrin e tij. (Sheshi “Ahmet Krasniqi” në Vushtrri, ora 11:00)  

- Mbahet ceremonia e dorëzimit të pajisjeve mjekësore për Sallën e Operacionit dhe Sallën e Lindjes për gratë e infektuara me COVID-19, pajisje këto të financuara nga partneri jonë Raiffeisen Bank në Kosovë dhe AMC. (QKUK, ora 11:00)

- Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, do të takohet me U.D i Kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji Arsim Janova, ku do të  nënshkruajnë një Marrëveshje Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi mes dy institucioneve, pas nënshkrimit të marrëveshjes do të ketë konferencë për medie. (Ish-objekti i Bankës së Lubjanës, kati i IV, ora 11:15)

- Seanca plenare e Kuvendit, e ndërprerë të premten do të vazhdojë sot. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 13:00)