23 Prill 2024

Papunësia shënon rritje si shkak i pandemisë

Prishtinë, 28 gusht - Fatkeqësisht njëri prej problemeve më të mëdha me të cilin po ballafaqohet popullata dhe institucionet e Kosovës është papunësia, e cila njëherit paraqet një shkallë shumë të madhe të saj.

Derisa thuhet se papunësia sillet rreth 30 përqind. Problemi i papunësisë, çdo ditë e më shumë po aktualizohet.

Pra shteti  më i ri vazhdon të “rënkon” mjaft rëndë nga papunësia. Varfëria që ka pushtuar Kosovën po i detyron të rinjtë të braktisin vendin për jetë më të mirë gjithë  andej botës.

Por rritja e papunësisë është shtuar dukshëm gjatë periudhës se pandemisë ku  për rreht dy muaj e gjysmë janë regjistruar 67 mijë e 510 persona si të papunë.
 
Se papunësia është e madhe kjo është e hetueshme në rrugët të kryeqytetit, ku  në orët e hershme të mëngjesit  në tregjet e puntorëve shihen punë kërkues jo të pakët, e që shumë nga ata  edhe nuk mund të gjenë punë fare.

Pastaj vocrrakët, të moshuarit por ka edhe të rinj që ngarendin rrugëve duke kërkuar lëmoshë, si pasojë e varfërisë së skajshme.

Puna,  për ekzistencë, është bërë një previlegj në këto hapësira.

Nga ana tjetër të rikujtojmë se subjektet politike të koalicionit qeverisës gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve nacionale patën premtuan me qindra e mijra vende të reja pune.

Por koha e tyre e sundimit disa vjeçarë ka treguar se kjo qeveri po dështon me punësimin dhe se premtimet e tyre për rritje punësimi gjatë fushatës mund të thuhet se po dalin të jenë mashtruese e të rrejshme.

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Punësimit Drin  Haraqija, tha për "Syri.net", se sipas të dhënave nga sistemi informativ  menaxhimit të të dhënave nga Agjencia e Punësimit të Republikës se Kosovës,   numri i përgjithshëm i punëkërkuesve të  regjistruar deri me 6 gusht 2020 ka arritur ne 187mijë e 870 persona.

Ku prej tyre femra janë 84 mijë e 671 persona të regjistruar, ndërsa meshkuj janë 103 mijë 199 persona.

Ai tregoi për "Syri.net" se vetëm gjate këtij viti janë regjistruar 78 mijë e 198 persona, ku prej tyre femra janë 36 mijë e 236 persona ndërsa meshkuj janë 41.962.

"Rritja e madhe e regjistrimit të punëkërkuesve  ka ndodhë gjatë periudhës se pandemisë (prej 13.03.2020 deri 31.05.2020) janë regjistruar 67 mijë e 510 persona, ku prej tyre femra janë 31 mijë e 729 persona ndërsa meshkuj 35 mijë e 781 persona.

Derisa nga Agjencia e Statistikave tregojnë për "Syri.net" se në vitin 2019, shkalla e papunësisë ishte 25.7 %, ndërsa shkalla e jo aktivitetit është 59.5 %.

Sa i përket pjesëmarrjes në fuqinë punëtore që është 40.5 % në këtë periudhë, numri i femrave që i përkasin fuqisë punëtore ishte 21.1 % ndërsa meshkuj ishte 59.7 %.

Shkalla e papunësisë tek të rinjtë është 49.4 %.

Papunësia afatgjate e të rinjve (15-19), që kanë qenë të papunë për më shumë se 12 muaj për këtë vit është 37.4 %.

Përqindja e të rinjve që nuk janë të punësuar, as në shkollim, as në trajnim – NEET (të intervistuarit e moshës 15-24 vjeç), është 32.7 %.

Nga ASK-ja tregojnse se sipas rezultateve të AFP-së, në TM1 2020, shkalla e papunësisë është 25.0%.

Papunësia më e theksuar është te femrat me 30.6%, krahasuar me meshkujt, 23.0%. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 46.4%.

 

/syri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)