01 Shkurt 2023

Papunësia në Çeki edhe më tej rritet

Pragë, 9 shkurt - Ekonomia çeke dalëngadalë po del nga recesioni, por papunësia edhe më tej rritet. 


Gjatë muajit janar numri i të papunëve u ngjit prej 9.2 në 9.8 për qind, njoftoi sot Qeveria çeke. 


Në fund të janarit, në Byronë për punësim janë lajmëruar 574.226 persona të papunë që është për 176.165 më shumë se në muajin e njëjtë të vitit të kaluar.
 
Parashikimet e fundit të Ministrisë së Financave parashikojnë rritje të ekonomisë çeke për 1.3 për qind për sivjet dhe 2.6 për qind për vitin e ardhshëm.
 
Megjithatë, edhe më tej pritet rritje e numrit të papunëve gjatë këtij viti, lajmërojnë mediumet botërore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 shkurt 2023

- Ndërmarrja Publike Banesore, qiramarrësit, punëtorët e lokaleve dhe qytetarë të tjerë protestojnë për rritjen e çmimit të qirasë për lokalet në Prishtinë.  (Komuna e vjetër e Prishtinës, ora 9:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 9:30)
 
- Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca do të shpalos gjetjet dhe rekomandimet e raporteve të auditimit: “Të hyrat nga qiraja në Agjencinë Kosovare të Privatizimit për periudhën 2012-2021”, si dhe “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga donatorët për vitin 2021”. (Ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 11:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)