29 Mars 2024

Papunesia dhe varfëria problemet me të cilat përballet Kosova

Prishtinë, 20 qershor - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)përmes kësaj komunikate për shtyp  lanson faktet e shpejta të Raportit të Paralajmërimit të Hershëm i cili bazohet në analizat statistikore të hulumtimit të opinionit publik të kryer në fund të muajit prill dhe fillim të majit 2010.

 

Faktet më të fundit të këtij raporti janë përmbledhje fillestare e përceptimeve të qytetarëve rreth, knaqshmërisë me institucionet qeverisëse, gjendjes ekonomike, problemet dhe brengat kryesore, korrupsionit, sigurisë, marrëdhenieve ndër-etnike dhe përceptimet rreth të drejtave të njeriut dhe diskriminimit.

Sipas raportit, niveli i kënaqshmërisë me institucionet qeverisëse të Kosovës ka parë një rënie të vogël, dhe krahasuar me anketen e kaluar vërehet një rritje e vogël e pesimizmit politik. Papunesia dhe varfëria vazhdojnë të përceptohen si problemet kryesore me te cilat ballafaqohet Kosova. Kjo anketë tregon një rënie të përgjithshme të vogël në numrin e të intervistuarve që janë përballë me një situatë ku zyrtarët publik kanë kushtëzuar kryerjen e shërbimeve të tyre duke kërkuar ryshfet, dhurata ose favore tjera. Krahas kësaj, rezultati i anketës tregon se përqindja e serbëve që janë të vullnetit për të punuar me shqiptarët ka rënë dukshëm në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave prej vetëm 3%. 

Përshkrime më të detajuara të të gjitha komponenteve të raporti gjenden të bashkangjituara në ketë dërgesë sikurese edhe ne lendet e bashkangjitur ne kete komunikate.

Rënie e vogël e knaqshmërise me institucionet qeverisëse: gjykatat vazhdojnë të kenë shkallën më të ulët

Rezultatet e anketës tregojnë se afro 29% e të intervistuarve ishin të kënaqur me punën e Qeverisë së Kosovës, një rënie prej 7% që nga janari 2010. Poashtu, raporti shfaq një rënie e vogël e knaqshmërisë me institucionin e Presidentit dhe Kryesministrit. Gjykatat e Kosovës vazhdojnë të jenë institucionet me të cilat njerëzit janë më së paku të kënaqur. Megjithatë ka pasur një rritje prej rreth 13% në kënaqshmërinë me to në mes të janarit 2010 dhe prillit 2010.  Kënaqshmëria me gjykatat e Kosovës tani qëndron në 26%.

KFOR-i si dhe Policia e Kosovës vazhdojnë të jenë dy institucionet e para me kënaqshmërinë më të lartë.  Kënaqshmëria me Policinë e Kosovës (SHPK) nuk ka pasur ndryshime të dukshme që nga janari 2010 dhe tani qëndron në 75%.Kënaqshmëria me punën e KFOR-it ka rënë për 9 për qind që nga janari 2010 dhe tani qëndron në 69%.  Trendi në ulje i kënaqshmërisë me punën e EULEX-it ka ndryshuar orientimin sipas anketës së prillit 2010.  Sipas rezultateve të anketës së janarit 2010, kënaqshmëria me EULEX-in është ngritur paksa në 33% përkundër 30% në janar 2010.

Rritje e vogël e pesimizmit politik

Në krahasim me anketën e janarit 2010, hulumtimi i tanishëm tregon rritje prej 3% në pesimizmin politik të të intervistuarve e që tani qëndron në 38%. Në anën tjetër është vërejtur rritja prej 9% në vullnetin e të intervistuarve për të protestuar për arsye politike e që tani qëndron në 55%. Vullneti i të intervistuarve për të protestuar për arsye ekonomike nuk ka pasur ndryshime të dukshme që nga janari 2010, e që tani qëndron në 62%, përderisa ka pasur rritje prej 5% në treguesin e pesimizmit ekonomik te të intervistuarit që nga janari 2010, e që tani qëndron në 56%.

Papunesia dhe varfëria problemet kryesore me të cilat përballet Kosova

Pa marrë parasysh kombësinë, më shumë të intervistuar ndjehen gjithnjë ose zakonisht të brengosur ose të shqetësuar.  Arsyet ekonomike që nga prilli 2009 paraqesin bazën për ndjenjën e brengës ose shqetësimit për shqiptarët dhe pakicat tjera.  Kjo është vërtetuar edhe nga kjo anketë.  Brengat e sigurisë paraqesin arsyen kryesore për ndjenjën e brengës ose shqetësimit nga të intervistuarit serbë (me 37%), përderisa arsyet ekonomike janë faktori numër një për ndjenjën e brengës ose shqetësimit për shqiptarët dhe pakicat tjera (70% dhe 80% respektivisht). Ngjashëm me hulumtimin e tetorit 2008, rezultatet e prillit 2010 tregojnë papunësinë (45%) dhe varfërinë (28%) si dy problemet kryesore të perceptuara me të cilat përballet Kosova.  Korrupsioni (7%) dhe mirëqenia sociale (4%) janë brengat tjera kyçe që pasojnë dy të parat

Korrupsioni: rënie e vogël

Kjo anketë tregon një rënie të përgjithshme të vogël në numrin e të intervistuarve që janë përballë me një situatë ku zyrtarët publik kanë kushtëzuar kryerjen e shërbimeve të tyre duke kërkuar ryshfet, dhurata ose favore tjera. Sikurse në gjashtë anketat paraprake, kjo anketë tregon se KEK-u vazhdon që të udhëheqë në listën e institucioneve kosovare që perceptohen se kanë korrupsion “në shkallë të gjerë”. AKM (tani Agjencia Kosovare për Privatizim), administrata qendrore dhe qeveria, gjykatat dhe doganat radhiten e dyta, treta, katërta dhe e pesta, respektivisht, në listën e institucioneve kosovare ku mendohet se ekziston korrupsioni "në shkallë të gjerë"

Marredheniet ndëretnike: bie gatishmëria e serbëve për të punuar me shqiptarët

Rezultati i anketës së prillit 2010 tregon se përqindja e serbëve që janë të vullnetit për të punuar me shqiptarët ka rënë dukshëm në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave prej vetëm 3% që nga shtatori 2009 pasi që kishte pasur një ngritje substanciale nën mes të qershorit dhe shtatorit 2009. Sa i përket shqiptarëve, në janar 2010 ky tregues gjithashtu ka rënë në 37% nga 46% e shqiptarëve që janë të vullnetit që të punojnë me serbët.

Projekti për sistemin e paralajmërimit të hershëm në Kosovë është komponent i kornizës rajonale për paralajmërim të hershëm nga UNDP. Projekti synon të ndërtoj kapacitetet e analistëve vendor në parashikimin e krizave potenciale, dhe të këshillojnë politikat për parandalim të krizës.  Raportet për paralajmërim të hershëm hartohen çdo tremujor.  Projekti bashkëfinancohet nga USAID dhe UNDP. Këto fakte kryesore bazohen në analizat statistikore të një hulumtimi të opinionit publik të kryer fund prillit dhe fillimit te majit 2010.

Anketa është bazuar në intervistat ballë për ballë dhe përfshinë 1,290 të intervistuar:  833 ishin shqiptarë, 230 serbë dhe 228 të intervistuar nga pakicat e tjera. Mostra është zgjedhur përmes mostrimit të rastit dhe është shtresuar në bazë të rajonit gjeografik që është bazuar në kode të rajoneve telefonike (7) dhe komuna (30) dhe përpjesëtimin urban/rural (1:1). Kjo mostër që përfaqëson tërë Kosovën është kalkuluar me nivel të besueshmërisë prej 95% që rezulton në interval besimi prej +/- 2.71.

Që nga viti 1999, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) ka fituar reputacionin si një partner i fuqishëm dhe i pavarur në përpjekje për të rindërtuar Kosovën. Objektivi primar i UNDP-së është zvoglimi i varfërisë duke ndihmuar promovimin e rritjes ekonomike. Organizata gjithashtu përpiqet të përmirësojë fuqinë e institucioneve kosovare, ngrisë sigurinë e përgjithshme të qytetarëve dhe përmirësojë qëndrueshmërinë e mjedisit. Këto olane janë në linjë me mandatin global të UNDP-së për zvoglimin e varfërisë dhe Objektivat Zhvillimor të Mijëvjeçarit. Të gjitha programet theksojnë rolin e partneritetit dhe përdorimin, aty ku është e mundur, të ekspertizës vendore për të siguruar zgjidhje që i përshtaten Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)