26 Nëntor 2020

Pandemia rrit eksportin vendor për Bukuresht

Prizren, 20 nëntor - Aleanca Kosovare e Bizneseve ka përcjell kontigjentin e prodhimeve kosovare për në Rumani nga fabrikën Extra Fruit Fillings në Prizren. 

Kryetari i AKB-së Agim Shahini, tha se kjo kompani ka thyer kufijtë me eksportin në një shtet që se ka njohur Kosovën. Po e zhvillojmë këtë aktitvietet  kompania e vetmja e këtij lloji në Kosovë dhe e cila ka marr tregje jasht vendit konretisht në tregun rumun me mbi 20 milionë euro.

Sipas tij nëpërmjet brendit "Made in Kosova" Rumania e njeh Republikën  e Kosovës.

Agim Shahini, tha se aty ku nuk depërton politika është ekonomia.

Ridvan Islamaj, pronar i fabrikës Extra Fruit Fillings,  e cila merret me përpunimin e frutave, çokoladës dhe brumrave të ndryshme, tha se biznesi është familjar që me forcat e tyre kanë arritur të punsojnë mbi 30 veta.

Ai tregoi se mbulojnë tregun e Kosovës dhe eksportojnë 70 për qind jasht Rumanisë, Zvicërr e vende tjera. Presim mbështetje nga institucionet dhe kërkojmë nga parlamenti miratimin e Ligjit të Rimëkëmbjes ekonomike.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit për prodhuesit dhe eksportuesit vendor e sidomos në vendet të cilat nuk e njohin shtetin e Kosovës siç është Rumania, për të cilën nesër do të përcjellet një kontigjent me produkte vendore për Bukuresht.

Në kuadër të Javëve të Biznesit Kosovar 2020" me moto: Unë konsumoj produkte vendore, Po Ju?. Kjo ngjarje e rëndësishme ka karakter ekonomik dhe politik në të mirë të shtetit dhe ekonomisë kosovare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Nëntor 2020

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtorin e Departamentit të mjedisit dhe ujërave, Muhamet Malësiu dhe drejtorin e Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore Gani Berisha, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi marrin pjesë në përurimin e kompletit te veprave të prof. Anton Çettës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston Kryetarin i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)