19 Prill 2024

Pakoja 365 milion euro, i vonuar por injektim real për ekonominë e Kosovës

Prishtinë, 12 tetor - Aleanca Kosovare e Bizneseve e mirëpret votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike në vlerë 365 milion euro si injektim i vetëm dhe konkret për sektorin privat.

AKB e vlerëson si hap të vonuar të deputetëve të Kuvendit të Koosvës të cilët sot votuan këtë Projektligj pas tentimit të Qeverisë së Koosvës për të shtatën herë duke e kuptuar më në fund rëndësinë e mbështetjes së ekonomise, qytetarëve, bizneseve dhe prodhuesve vendorë, por edhe rrezikun për stabilitetin makrofiskal duke i rrezikuar edhe vet pagat e sektorit publik.

Ekonomia e Koosvës po kalon nëpër sfidat e kohës së Pandemisë ekonomike, për te cilën po e rëndon edhe më shumë pandemia politike e cila e ka përgjegjësin kryesore për të siguruar mirëqenie për qytetarë dhe biznese duke aprovuar ligje për rimëkëmbje tëëekonomisë dhe zhvillimit të saj pa hezitim e ngarkesa politike qe po e shkatërrojn ekonomin, prodhimin dhe eksportin dhe duke rritur papunësinë ne vend.

AKB shpreson se tejkalimi i Pandemisë politike është mundësi  reale për miratimin dhe ratifikimin e ligjeve në të mirë të ekonomisë dhe Prodhuesve Vendor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)