18 Prill 2024

Pagat minimale në BE prej 112 deri 1610 euro

Luksemburg, 7 prill - Agjencia statistikore e Bashkimit Evropian (BE) Eurostat, publikoi se paga minimale në BE lëvizë prej 112 euro në Bullgari deri në 1610 euro në Luksemburg.

Paga më të ulta minimale prej 100 deri 350 euro kanë Bullgaria, Rumania, Lituania, Letonia, Sllovakia, Estonia, Hungaria, Çekia dhe Polonia.

Në grupin e dytë me paga minimale prej 500 deri 700 euro bëjnë pjesë Portugalia, Sllovenia, Malta, Greqia dhe Spanja.

Paga më të larta minimale prej mbi 1150 euro kanë Britania e Madhe, Franca, Belgjika, Holanda, Irlanda dhe Luksemburgu.

Raporti ka të bëjë me 20 prej 27 shteteve anëtare të BE-së, te të cilat është vendosur paga minimale. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)