29 Mars 2024

Paga mesatare në Serbi arrin 375 euro

Beograd, 27 janar - Paga mesatare neto e paguar në Serbi në dhjetor të vitit 2010 arrinte 39.580 denarë (375 euro), derisa bruto paga ka arritur 54.948 denarë, publikoi Enti serb për statistikë.

Paga mesatare në dhjetor krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2009 ka qenë në mënyrë nominale më e lartë për 7,6 për qind, ndërsa realisht më e ulët për 2,5 për qind.

Pagë më të lartë mesatare prej 61.473 dinarësh kanë të punësuarit në territorin e komunës Beogradi i Ri, derisa pagat më të ulëta banorët e Kurshumlisë, ku mesatarja arrin 18.110 dinarë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)