19 Prill 2024

Paga mesatare bruto në sektorin publik 525 euro, ndërsa privat 371 euro

Prishtinë, 17 nëntor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon, për herë të parë pagën mesatare për Sektorin Publik (Administrata), Sektorin Privat dhe Sektorin Publiko-Privat në Kosovë.

Të dhënat e prezantuara për pagën mesatare bruto dhe neto, sipas sektorëve, në këtë raport janë për periudhën 2012-2016, që do t’u ndihmojë vendimmarrësve në orientimin e politikave të tyre dhe në planifikimin e mënyrave më efektive në mbajtjen dhe motivimin e punonjësve. 

Në vitin 2012, paga mesatare bruto në Kosovë ishte 431 Euro, derisa në vitin 2016 ishte 519 Euro, një rritje prej 88 Eurosh ose 20.42%. Derisa, paga neto nga 384 Euro sa ishte në vitin 2012, u rrit në 457 Euro, me 74 Euro më shumë, ose 19.17%.

Paga mesatare bruto në sektorin publik në vitin 2012 ishte 407 Euro, derisa në vitin 2016 ishte 525 Euro, duke u rritur për 118, ose 28.95%. Derisa, paga neto nga 353 Euro sa ishte në vitin 2011, u rrit në 449 Euro, një rrije prej 96 Eurosh, ose 27.09%.


Sektori privat, në vitin 2012 kishte një pagë bruto mesatare prej 367 Euro, kurse në vitin 2016 kishte 371 Euro, që u rrit me vetëm 4 Euro, ose 1.09%. Derisa, paga neto nga 333 Euro sa ishte në vitin 2011, u rrit ne 337 Euro, me një rrije po ashtu prej vetëm 4 Euro, ose 1.20%.


Paga mesatare bruto në sektorin e ndërmarrjeve publike në vitin 2012 ishte 518 Euro, derisa në vitin 2016 ishte 660 Euro, një rritje prej 142 Eurosh, ose 27.41%. Derisa, paga neto nga 465 Euro, sa ishte në vitin 2011, u rrit në 586 Euro, një rrije prej 121 Eurosh, ose 26.02%.

Niveli i pagave më të larta në Kosovë ishte sektori i ndërmarrjeve publike, derisa me paga më të ulëta ishte sektori privat. 

Për ta vlerësuar nivelin e pagës mesatare të Kosovës janë marrë si mostër pagat e nëntë (9) vendeve të rajonit: Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë, Mali të Zi, Bosnje e Hercegovinës, Bullgarisë, Rumanisë dhe Moldavisë.

Te paga bruto, nga nëntë (9) vendet, që janë marrë si mostër, për nga lartësia e pagave, Kosova pozicionohet në mes. Derisa, te pagat neto, ajo radhitet pas Malit të Zi dhe Rumanisë, në vendin e tretë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)