24 Prill 2024

Osmani kërkon rritjen e kontrollit dhe monitorimit të fondeve publike

Prishtinë, 7 shtator - Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani ka pritur në një takim Auditorin e Përgjithshëm të Zyrës Kombëtare të Auditimit, Besnik Osmani.

Ajo përgëzoi personelin e Zyrës Kombëtare të Auditimit për punën gjatë pandemisë dhe dorëzimin me kohë në Kuvendin e Kosovës të Raportit Vjetor të Auditimit për vitin 2019.

Zonja Osmani potencoi domosdoshmërinë e rritjes së kontrollit dhe monitorimit të fondeve publike, për të siguruar se ato janë shpenzuar konform ligjeve në fuqi.

Në takim u përmend edhe nevoja që të adresohen rekomandimet e Raporteve Vjetore të Auditimit të viteve paraprake.  

Ndërkaq, Auditori i Përgjithshëm, z.Osmani tha se gjatë vitit 2019, janë audituar 95 organizata buxhetore, 14 ndërmarrje publike si dhe 9 projekte të financuara nga fondet e donatorëve.  

Ai njoftoi kryetaren e Kuvendit për progresin e arritur në fushën e raportimit financiar dhe mangësitë në lidhje me ekzekutimin e buxhetit.

Kryeauditori theksoi nevojën që institucionet ta forcojnë disiplinën financiare. ​


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)