19 Prill 2024

Organizohet konventa e dytë për menaxherët e shitjes

Prishtinë, 2 nëntor - Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) në bashkëpunim me partnerin Denis Gafuri Sales Training sollën për herën e dytë në Kosovë "Konventën e II-të për menaxherët e shitjes -"Suksesi është qëllimi yt".

Gjatë këtij organizimi të ftuarit në panele ndanë me mbi 500 të pranishëm eksperiencat e tyre dhe hapat që kanë ndjekur drejt arritjes së suksesit.

Në këtë konventë, tashmë tradicionale, folës ishin: Denis Gafuri, Shaip Bytyqi, Alketa Vejsiu, Ermal Mamaqi, Ardian Hoxha, Diola Dosti, Fatmir Zymberi, Tamer Ibrahimi, Eglent Bici, Arjodita Mustali, Jordan Berginc dhe Bruno Augustoni.

Ndërsa pëveç përfaqësuesve të bizneseve, të ftuar ishin edhe partner vendor dhe ndërkombëtar e ftytyra të tjera publike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)