19 Shtator 2020

Organizatat jo publike marrin para publike pa kritere

Prishtinë, 2 mars –Prishtinë, 02 mars 2010 - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe Lëvizja FOL, kanë  organizuar tryezë diskutimi me temën:  “Transparenca në financimin e partive politike”, ku pjesëmarrësit kanë vlerësuar se nuk ka transparencë të mjaftueshme në financimin dhe raportimin e partive politike.

Përfaqësuesit e partive politike kanë pranuar se ka regres në transparencën e financimit të partive, ndërkohë kanë bërë  autokritikë për zvarritjen e raportimit të financave të  tyre. 

Panelistë në këtë tryezë kanë qenë: Lars Lage Olofsson - auditor i përgjithshëm, Safete Hadërgjonaj - PDK, Ardian Gjini - AAK dhe Ibrahim Makolli - AKR. Në tryezë është diskutuar edhe për draft-ligjin për financimin e partive politike. Në këtë çështje, më së shumti është diskutuar për mungesat e shumtë që ka draft-ligji aktual, të cilit i duhen amandamentime dhe ndryshime, në mënyrë që të jetë funksional në momentin e miratimit në Kuvendin e Kosovës. 

Merita Mustafa nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka thënë se sipas informative të fundit të marra nga KQZ, partitë politike si në të kaluarën, edhe tani vazhdojnë te mos e zbatojnë ligjin kur është fjala tek deklarimi i financave te tyre. “KQZ ka  konfirmuar se ka hasur në të gjetura kur edhe OSBE, që ishte si organ mbikëqyrës i partive, kishte shqiptuar gjoba të shumta për mos dorëzimin e raporteve financiare nga partitë politike.

 

Sipas saj, shumë herë është potencuar se nuk është problem i  vetëm mungesa e një ligji të veçantë që rregullon financimin e partive politike, sepse ekziston një rregullore e UNMIK-ut që rregullon këtë çeshjte, por që partitë politike ende nuk po arrijnë që ta  zbatojnë.

 

“Edhe draft ligji aktual që rregullon financimin e partive politike,  tregon për mungesën e vullnetit të Qeverisë që t’i bëjë transparente mënyrat e raportimit të financave të partive, pra disi e mbyll ketë proces, duke e lëne që të zgjidhet me akte nënligjore”, ka thënë Mustafa.

Ndërkaq, Lars Lage Olofsson - auditor i përgjithshëm ka thënë se nuk dihet se si institucionet publike po e mbrojnë paranë publike dhe nuk e dimë se si po i kontrollojnë institucionet private. Sipas tij, është po ashtu e rëndësishme së pari të qartësohen kriteret dhe kërkesat që pushteti jep fonde për organizata jopublike dhe është e rëndësishme që institucioni që është përgjegjës për dhënien e këtyre fondeve, duhet të jetë mekanizëm përkatës dhe të ketë kontroll të mirë që në vete të sigurojë që pagesat janë bërë dhe janë zbatuar në mënyrë të drejtë.

 

“Pra nëse dikush është duke iu dhënë fonde partive politike, ai institucion duhet të ketë kontroll të brendshëm, për të siguruar mënyrën se si ato para po harxhohen”, ka thënë Olofsson. Natyrisht se kur jep fonde për një sektor privat duhet të ketë kërkesa të qarta se çfarë raporte ke ti më atë institucion kur po jep fonde. Institucioni që merr fonde duhet të sigurojë që këto raporte janë të vërteta dhe fer.

Panelistja Safete Haderxhonaj nga Grupi Parlamentar i PDK-së, ka folur edhe për pakënaqësinë  e raportimit edhe të vet partisë që përfaqëson. Ajo ka theksuar edhe rregullimin e institucionit që do të monitoroj financimin e partive politike.

 

“Rolin kryesor për monitorim duhet ta ketë një institucion, sepse kështu do të kemi një transparencë më të madhe dhe do t’i përshtatemi standardeve ndërkombëtare”, ka thënë Haderxhonaj. Ajo ka theksuar se do të ishte më mirë që ZAP-i ta bëjë auditimin e partive politike, për shkak se siç ka thënë ajo, përvoja nga e kaluara nuk ka qenë edhe e mirë sa i përket auditimit nga agjencionet tjera.

Ardian Gjini, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, panelist, ka kërkuar sqarim për ligjin për financimin e partive politike dhe kërkesat e shoqërisë për këtë ligj. “Ne duhet të fillojmë të mendojmë se çka është me rëndësi për Kosovën në këtë fazë. A është me rëndësi  ta dimë se ku i marrin paratë dhe sa shpenzojnë apo është me rëndësi që ta limitojmë shumën. E di që duhet t’i bëjmë të dyja, por mendoj se mos po i konkurrojmë në këtë fazë kësaj çështjeje. Tani kufizimi është i domosdoshëm, realisht”, ka thënë Gjini.

Panelisti tjetër, Ibrahim Makolli nga Alenca Kosova e Re ka vlerësuar se mungesa e transparencës është rezultat i mungesës së vullnetit të subjekteve politike për t’i publikuar financat e  tyre. “ Nëse e shihini se cilat kompani kanë përfituar prej tenderave të ministrive të caktuara, atëherë e shihni më së miri këtë rrethin në mes të partive politike dhe kompanive të cilat kanë përkrahur dhe financuar fushatën zgjedhore”, ka deklaruar Makolli.

Pjesëmarrësit në tryezë kanë vlerësuar se është shumë e rëndësishme që të qartësohet se cilat janë organet përgjegjëse për sigurimin e implementimin e ligjit. Ata kanë kërkuar edhe që donacionet të kenë kufizime. 
 
Rekomandimet kryesore të tryezës:

    * Përcaktimi i qartë në ligj i institucioneve dhe mekanizmave që do të zbatojnë ligjin, dhe mbikëqyrin implementimin e tij
    * Rishikimi i mundësisë për ndryshimin e nenit që thotë se Auditori i Përgjithshëm duhet të kujdeset për auditimin e partive. Në vend të kësaj, një organ i pavarur do të duhej të themelohej për t’u marrë me këtë punë
    * Përcaktimi nëse është më i rëndësishëm kufizimi i financave të partive, apo transparenca për prejardhjen e tyre
    * Kërkesa që partitë politike të bëjnë publike bizneset që i financojnë, dhe që për këto biznese të ketë kontroll më të madh
    * Duhet vullnet politik për bërjen e mirë të ligjit dhe deri atëherë partitë do të duhej të respektonin rregullat në fuqi.
    * Sanksionet të jenë më të ashpra, të ketë edhe sanksione penale.
    * Të ketë kufizim të donacioneve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Shtator 2020

- Për nder të 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet, “Muzeu Lëvizës”, Komuna e Prishtines bashkë me Muzeun e mirëpresim edhe nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani dhe drejtoreshën ekzekutive të Unioni i Bashkive Shqiptare të Rajonit, Andriola Kambo hapin 'Muzeu Lëvizës'. (Sheshi 'Ibrahim Rugova', ora 10:00)

- Let’s Do It Kosova në kuadër të Lëvizjes Globale “Let’s Do It World” sjell përsëri në Kosovë “Ditën e Pastrimit të Botës 2020” ku do të fillojë me aktiviteti te pastrimin e qytetit nga mbeturinat. (Në afërsi të stadiumit “Fadil Vokrri”, lokacioni te parkingu i autobusëve, ora 11:00)

- Udhëhqës të Komunës së Prishtinës bashkë me Unionin e Bashkive Shqiptare të Rajonit, Andriola Kambo zhvillojnë një vizitë në Muzeun e Kosovës. (Muzeu i Kosovës, ora 11:30)

- Let’s Do It Kosova vazhdon me aktivitetin e dytë qëndror për shënimin e “Ditës së Pastrimit të Botës 2020”. (Parku i Qytetit të Prishtinë, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flasin Kryetari i LV-së, Albin Kurti dhe Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, Kreshnik Ahmeti. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 14:00)

- Udhëhqës të Komunës së Prishtinës bashkë me Unionin e Bashkive Shqiptare të Rajonit, Andriola Kambo zhvillojnë një vizitë në Kopshtin me Bazë në Komunitet “Cicërimat”. (Kopshtin “Cicërimat”, ora 14:00)

- Udhëhqës të Komunës së Prishtinës bashkë me Unionin e Bashkive Shqiptare të Rajonit, Andriola Kambo zhvillojnë një vizitë në Parku Germia. (Parku Germia, ora 15:00)