25 Prill 2024

Organizata Botërore e Doganave trajnon oficerët e Doganës se Kosovës

Prishtinë, 17 maj - Dogana e Republikës së Kosovës ka njofutar se gjatë kësaj jave është mbajtur trajnimi i organizuar nga dogana në bashkëpunim me trajnerët e OBD, ku rreth 20 oficerë doganor morën përvojat ndërkombëtare në kontrollin dhe selektimin e kontejnerëve. Ky është trajnimi i parë i organizuar nga ODB në Kosovë.

Drejtori i përgjithshëm Bahri Berisha në përmbylljen të këtij trajnimi theksoj se fillimisht duhet të shprehim falënderimin e tim por edhe të oraganizatës për përkrahjen që është duke dhënë OBD në ngritjen e kapaciteteve për Doganën e Kosovës ashtu që të arrijmë nivelet më të larta në aspektet e kontrollit dhe ushtrimit të aktivitetit doganor në përkrahje të sfidave globale.

Gjithashtu drejtori i përgjithshëm falënderoj edhe trajnerët ndërkombëtar të cilët janë angazhuar në ofrimin e këtij trajnimi.

Programi i kontrollit të kontejnerve është mbështet zbatimin e ligjit në luftën kundër trafikimit global të mallrave të paligjshëm dhe të kontribuojnë në lehtësimin e tregtisë legjitime.

Ky program është përgjigje në rritjen e volumit të trafikut ndërkombëtar të kontejnerëve ashtu që fokusohet në selektim dhe kontrolle të specializuara me qëllim targetimin adekuat të ngarkesave me risk të lartë.

Program mbahet nga bashkëpunimi i Zyra e Kombeve të Bashkuara për Luftimin e Drogave dhe Krimeve (UNODC ) dhe Organizata Botërore e Doganës (WCO).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)