29 Mars 2024

Oligarku rus, Roman Abramovich i sanksionuar u kërkon miliona borxh miqve

Moskë, 6 prill - Oligarku rus, Roman Abramovich po u kërkon miqve të famshëm që t’i japin hua për të qëndruar në këmbë.

Mediat e huaja shkruajnë se ish-pronari i Chelseas ka kërkuar 1 milion dollarë kredi për të mbajtur stafin e tij në punë. E gjithë kjo është pasojë e sanksioneve që Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i vendosën atij pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Thuhet se oligarku rus i sanksionuar po “i lutet” mikut të tij, regjisorit të famshëm të “Hollywood”-it, Brett Ratner, për 980,000 kredi për ta ndihmuar atë.

55-vjeçari, i cili në Mbretërinë e Bashkuar është akuzuar si një aleat i ngushtë i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, duket se po kërkon hua të mëdha nga miqtë e tij të famshëm, ndërsa thuhet se mbajtja e stafit i kushton 600,000 paund në javë.

“Page Six” pretendon se drejtori i Rush Hour Ratner është mes atyre që ka kërkuar Abramovich, si dhe kontakte të tjera në Hollywood dhe Silicon Valley.

Jo vetëm kaq, pasi thuhet se ish-pronari i Chelseas i është afruar familjes Rothschild pasi pasuritë e tij në Britani dhe SHBA u sekuestruan muajin e kaluar. Askush nuk mendohet se ka pranuar t’i japë paratë.

Është e paqartë se cilat do të jenë pasojat sipas ligjit ndërkombëtar, për shkak të sanksioneve kundër oligarkëve rusë në përgjigje të luftës së Vladimir Putin në Ukrainë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)