29 Mars 2024

OJQ, nesër në protestë kundër bllokadës ekonomike nga BE

Prishtinë, 14 shkurt - Koalicioni i 200 Organizatave joqeveritare i quajtur ”Koalicioni për Demokraci”, ka shprehur pakënaqësi për mos liberalizimin e vizave dhe me bllokadën ekonomike nga Bashkimi Evropian që i është bërë Kosovës qysh para 10 ditësh.
 
Drejtuesi i kësaj organizate, Sejdi Demiri, tha se qytetarëve të Kosovës është duke iu bërë padrejtësi nga Bashkimi Evropian, sepse janë populli i vetëm në Ballkan pa liri të qarkullimit jashtë vendit.

Koalicioni për demokraci i përbërë nga më shumë se 200 organizata ka paralajmëruar për nesër një marsh në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë moton “Edhe ne jemi evropianë”.

Ky marsh do të organizohet për të shprehur indinjatën ndaj bllokadës ekonomike që i është bërë Kosovës si dhe për të shprehur pakënaqësinë ndaj mungesës së lëvizjes së lirë të qytetarëve si pasojë e mos liberalizimit të vizave.

Marshi do të fillojë në orën 12:00 nga sheshi deri te Teatri Kombëtar në shenjë simbolike për qarkullim të lirë të qytetarëve dhe për të demonstruar pakënaqësitë e qytetarëve për mos-liberalizim të vizave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)