25 Prill 2024

OEMVP inkuadron Kosovën në raportin e Forumit Ekonomik Botëror

Shkup, 9 prill - Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) në bashkëpunim me Odën e Afarizmit të Kosovës (OAK) arritën një sukses të përbashkët, duke inkuadruar Republikën e Kosovës në raportin kredibil botëror të Forumit Ekonomik Botëror - “Indeksi Global i Konkurrueshmërisë”, në të cilën pasqyrohet gjendja reale e ambientit të të bërit biznes.

OEMVP-ja si partner institucional i Forumit Ekonomik Botëror inicoi procedurën e përfshirjes së Republikes së Kosovës në këtë raport të Indeksit Global të Konkurrueshmërisë. Oda e Afarizmit të Kosovës, si partner strategjik i OEMVP-së, për Republikën e Kosovës do të realizojë anketën me drejtorët ekzektiv të kompanive, si pjesë përbërese e raportit.

 OEMVP, fillimisht do të jetë ndërmjetësues mes OAK-së dhe Forumit Ekonomik Botëror në realizimin e anketave dhe aktiviteteve të nevojshme për këtë raport.

Bashkëpunimi i ndërsjellë mes OEMVP-së dhe OAK-së, në rastin konkret, dëshmoi që me profesionalizëm dhe angazhim maksimal mund të arrihet një sukses i madh si ky.

Përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave të komunitetit afarist shfaqet si një nga aspektet kyçe të sistemit ekoafarist, ndërsa krijimi i ambientit të të bërit biznes si parakusht i zhvillimit ekonomik të vendit.

Raporti në fjalë paraqet një udhërrëfyes për definimin e politikave ekonomike zhvillimore për të dy shtetet tona.

Në këtë mënyrë Odat që ne përfaqësojmë japin një kontribut të jashtëzakonshëm për sjelljen e këtij raporti që mund të paraqet bazat e definimit të politikave makro-ekonomike dhe legjislacionit të nevojshëm për bizneset.  

Forumi Ekonomik Botëror i cili përgadit raportin e Indeksit Global të Konkurrueshmërisë, siguron të dhëna relevante dhe bën vlerësimin e konkurrueshmërisë, produktivitetit si dhe prosperitetit të shteteve.

Ai është i ndarë në 12 shtylla dhe deri më sot ka numëruar 141 shtete pjesëmarrëse. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)