29 Mars 2024

OEK fuqizon partneritetin me partnerët nga Austria

Prishtinë, 15 janar - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës z. Berat Rukiqi, në takime të ndara në Viene me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes mes Odave të Ballkanit Perendimor, Odës Ekonomike të Austrisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë, për përkrahje të sektorit privat dhe avancimit të rolit të Odave Ekonomike në përfaqësimin e sektorit privat Kryetari Rukiqi takoj z. Harald Mahrer, homologun e tij nga Oda Ekonomike e Austrise.

Mes të tjerash z. Mahrer premtoi se Oda Ekonomike e Austrise, do të jetë akter kyq në proceset reformuese dhe në ngritjen e kapaciteteve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odave ekonomike nga vendet tjera të regjionit, veçanerisht në fushen e arsimit profesional dhe dixhitalizimit. Z. Harald Mahrer do të vizitoj Kosovën në muajt në vijim.

Gjithashtu Kryetari Rukiqi u takua edhe me Ministren e Jashtme te Austrise, znj. Karin Kneissl. Ku diskutuan për përkrahjen ekonomike të Austrisë për Ballkanin Perendimor, përfshire edhe Kosovën, në partneritet të drejtperdrejtë me Oden Ekonomike të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)