29 Mars 2024

OEK e interesuar për përmirësimin e bilancit tregtar

Prishtinë, 9 nëntor - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi,  tha se diskutimi i sotëm me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj ishte në funksion të adresimit të kërkesave të bizneseve të cilat vijnë në baza ditorë në adresë të Odës Ekonomike.

Kryetari Rukiqi i cili paralajmëroi hapjen e një ode bilaterale me Shqipërinë,  tha se kjo do të jetë në funksion të heqjes së barrierave në mes të vendeve.

Rukiqi theksoi rëndësinë e përmirësimin të bilancit tregtar, ku përmendi rëndësinë e hapjes së tregjeve të reja për bizneset vendore. “Sot patëm një diskutim për disa nga temat që do të trajtojmë më ndërmarrësit dhe që lidhen me orientimet tona strategjike, si dhe bashkëpunimi me vendet tjera e sidomos me Shqipërinë. Në mbledhjen e të dy qeverive do të shkojmë me një iniciativë për krijimin e një Ode bilaterale me Shqipërinë,  si dhe aktualiteti që është taksa për 10 për qind e vendosur për mallrat të cilat importohen nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.  Kemi kërkesat e bizneseve te cilat vijnë në adresë të odës në baza ditore.  Së fundi jemi marrë shumë me çështjen e arsimit dhe  krijimin e vendeve të reja të punës. Çështja e dytë lidhet me eksportin e cila është shumë me rendësi hapja e tregjeve të reja për ndërmarrjet tona”, ka deklaruar Rukiqi.

Sipas tij, taksa prej 10 përqindësh  e vendosur për mallrat të cilat importohen nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina është e interesit shtetëror dhe duhet të gjendet një alternativë. “Një produkte i cili ka etiketën ‘Made in Kosova’,   s’ka asnjë mundësi që të eksportohet në Serbi. Tjetra janë s’i t’i heqim barrierat. Ne jemi angazhuar edhe me barrierat me Shqipërinë që është taksa rrugore. Po ashtu me Serbinë dhe Bosnjën,  janë një varg barrierash duke filluar nga lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave. Ne nuk jemi për të dëmtuar tregun dhe bizneset, por Ne do t’mundohemi që ato qe na vijnë si kërkesa t’i trajtojmë. Është me rëndësi që Ligjet që bëhen ta kenë një filtër dhe që kalojnë përmes OEK dhe për këtë besoj që do ta kemi përkrahjen e Z. Limaj,  por edhe të akterëve tjerë që janë angazhuar për zhvillimin e vendit”, u shpreh ai.

Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, tha se vendet e rajonit duhet ta kenë të qartë se Kosova s’do të lejoj që të trajtohet e pabarabartë. “Marrëveshja e CEFTA-s është për bashkëpunim,  Kosova ka qenë e interesuar të ketë bashkëpunim me gjitha vendet e rajonit. Ftojmë vendet e rajonit të sillen me Kosovën ashtu siç kjo po sillet me ta. Shpresoj se këto veprime të Serbisë dhe Bosnjës të ndalen dhe të kthehemi në normalitet. Ka ardhur koha qe Kosova të dërgoj sinjale të çarta se ne nuk do t’i mbyllim sytë dhe kjo s’është vetëm çështje e sigurisë tregtare,  por është edhe e sigurisë nacionale. Nëse Serbia s’është e kujdesshme të ruajë tregun e saj, pse Ne duhet të jemi të kujdesshëm. Ne s’do të lejojmë Serbinë të sillet kështu. Të gjitha vendet e rajonit duhet ta kenë të çartë se Kosova s’do të lejoj që të trajtohet e pabarabartë”,  tha Limaj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)