25 Prill 2024

OEAK kundër ngritjes së TVSH-së

Prishtinë, 26 janar -  Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës (OEAK) dhe Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK) kanë bërë të ditur se në takimin e mbajtur më datë 25.01.2011 në Ministri të Ekonomisë dhe Financave e cila ka pasur si synim identifikimin e fushave për krijimin e lehtësirave për biznesindhe eliminimin e barrierave, kanë paraqitur propozime konkrete të cilat do të ndikonin në përmirësimin e ambientit të përgjithshëm të bërjes së biznesit në Kosovë.  

OEAK dhe STIKK mbeten të befasuara nga lajmi se gjatë takimit është diskutuar ngritja e TVSH-së sepse kjo çështje nuk ka qenë temë diskutimi.  Më tej, njoftimi për ngritjen e TVSH-së nuk është në vijë me premtimet e dhëna nga qeveria për përmirësimin e ambientit biznesor në Kosovë si dhe mosngritjen e ngarkesës fiskale.

Ne përkrahim plotësisht zgjerimin e bazës së tatimpaguesve në Kosovë, si dhe futjen e sa më shumë bizneseve në kuadër të ekonomisë formale për të siguruar të hyra më të mëdha dhe klimë të barabartë për të gjitha ndërmarrjet.  

Në Kosovë urgjentisht nevojitet krijimi i vendeve të qëndrueshme të punës të cilat do të vinin nga rritja e investimeve të huaja direkte, investimeve vendore, e të cilat rrezikohen seriozisht në rast të ngritjes së barrës fiskale nëpërmjet të rritjes së normës tatimore dhe aplikimit të masave ndëshkimore, e që kanë për qëllim rritjen e  të hyrave.  Në të njëjtën kohë, dëshirojmë të theksojmë se rritja e TVSH-së do të ketë ndikim në ngritjen e çmimeve si tatim i konsumatorëve, e që në fund do të zvogëloj efektet e ngritjes së pagave të parapara nga ana e qeverisë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)