19 Prill 2024

OEAK kërkon që qeveria të ndjekë një agjendë dinamike të reformave të biznesit

Prishtinë, 3 shkurt - Institucionet funksionale ekzekutive e legjislative janë kyçe në ofrimin e një qeverisje të mirëfilltë ekonomike. Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mirëpret konstituimin e Qeverisë së re të Kosovës, në një kohë kur vendi ka nevojë që të lëvizë përpara në agjendën e reformës së biznesit.

Oda Amerikane beson se adresimi i çështjeve që lidhen me kapitalin njerëzor, përmirësimi i sundimit të ligjit, zbatimi i drejtë i ligjeve, si dhe luftimi i korrupsionit, duhet të jenë në themel të agjendës së Qeverisë së re, ndërsa hartimi i një strategjie të fuqishme kombëtare të zhvillimit ekonomik duhet të jetë ndër prioritet më të rëndësishme të organit të ri ekzekutiv.

Qeveria e re duhet të garantojë një ekonomi të lirë të tregut si dhe një mjedis të barabartë i cili do të lejonte investitorët vendorë dhe të huajë të shfrytëzonin potencialin e tyre të plotë për një rritje të përshpejtuar ekonomike, e cila do të ndihmonte në krijimin e vendeve të reja të punës, ngritjen e mirëqenies së qytetarëve, dhe rrjedhimisht ofrimin e perspektivës më të madhe për të gjithë.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë thërret Qeverinë e re të demonstrojë rol aktiv në fuqizimin e dialogut me sektorin privat, meqë vetëm përmes një ndërveprimi të vazhdueshëm dhe të hapur, Kosova mund të përmbushë synimet e saj të zhvillimit ekonomik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)