16 Prill 2024

OEAK do të vazhdojë të përkrahë fuqizimin ekonomik të grave

Prishtinë, 7 mars - Gratë dhe vajzat e Kosovës duhet të ndjekin synimet e tyre për punësim dhe zhvillim karrierës pavarësisht vështirësive me të cilat mund të përballen përgjatë shtegut të tyre.

Kjo u tha gjatë ceremonisë së shpërndajres së certifikatave për 30 pjesëmarrëse të projektit Rritja e Punësimit të Grave të implementuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë e të përkrahur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Projekti gjashtëmujor ka pasur për qëllim përgatitjen e grave të reja të diplomuara për tregun e punës duke përfshirë trajnim dhe mundësi të punës praktike në ndërmarrjet e sektorit privat.

Deborah MacLean, Zyrtare e Çështjeve Publike në Ambasadën e SHBA në Prishtinë tha se shpreson që kjo mundësi ka përmbushur pritjet e këtyre grave të reja dhe se i ka lënë ato me ide se si të aplikojnë njohuritë dhe shkathtësitë e mësuara në shtegun e tyre të karrierës drejt suksesit.

"Kosova është shtëpia juaj dhe pavarësisht nëse tingëllon si e mundur ose jo, ju keni mundësinë ta bëni atë ashtu si ju dëshironi," tha MacLean, duke këshilluar më tej pjesëmarrëset se pavarësisht pengesave me të cilat çdokush ballafaqohet përgjatë karrierës, është me rëndësi të mos humbet shpresa në aftësitë tyre dhe në vendin e tyre.

Shkendije Loshaj Krasniqi, Menaxhere e Anëtarësisë në Odën Ekonomike Amerikane dhe njëherit, udhëheqëse e projektit sqaroi se projekti Rritja e Punësimit të Grave ka pasur për qëllim trajnimin e grave në aspektin menaxherial, të lidershipit, komunikimit dhe inteligjencës emocionale.

Ajo falënderoi Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përkrahjen e projektit, si dhe kompanitë anëtare ProCredit, ITBM, KEDS, Pricewaterhouse Coopers dhe Trepharm për ofrimin e mundësive për punë praktike për pjesëmarrëset e trajnimit.

Deri më tani, tetë nga pjesëmarrëset e projektit kanë siguruar vend pune në kompanitë në të cilat kanë kryer punën praktike, ndërsa Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë do të vazhdojë të përkrahë fuqizimin ekonomik të grave si dhe rritjen e mundësive të punësimit të tyre përmes aktititeve të vazhdueshme si dhe përmes Komitetit të saj të Grave Lidere.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)