18 Qershor 2018

Oda Ekonomike Amerikane prezanton studimin mbi korrupsionit

Prishtinë, 13 mars - Oda Ekonomike Amerikane (OEAK) do të prezantojë nesër Studimin mbi Perceptimin e Korrupsionit, që përmban të gjeturat e hulumtimit të kryer me bizneset që operojnë në Kosovë.

Në këtë aktivitet do të marrë pjesë edhe Ministri i Drejtësisë, z.Abelard Tahiri, përfaqësues të UNDP, USAID, Drejtori i Agjencisë Anti-Korrupsion, si dhe përfaqësues të bizneseve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Qershor 2018  - Mbahet ceremonia e hapjes së edicionit të tretë të konferencës ndërkombtare të Universitetit të Prishtinës - UPISC. (Hotel 'Amazona', ora 9:00)

- Instituti Pedagogjik i Kosovës mban konferencën për media lidhur me publikimin e raportit të studimit “Përvojat e para në vlerësimin e performancës së shkollës në Kosovë”.  (Hotel 'Sirius', ora  9:30)

- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë organizojn simpoziumin shkencor “Vlera dhe ardhmëri të hardhisë dhe verës Vranç”. (Objekti i Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë, Rr. “Xhelal Hajta – Toni” Nr. 486, në Rahovec ora 10:00)

- Vazhdimi i Seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Drejtori i Inspeksionit nga Komuna e Gjilanit, Nevzad Rushiti mban konferencë me gazetarë. (Ndërtesa e Komunës së Gjilanit, ora 11:00)