21 Korrik 2019

Oda Ekonomike Amerikane kërkon lehtësime për sektorin privat

Prishtinë, 12 korrik - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim përfaqësuesit e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, të përfaqësuar nga Drejtori Ekzekutiv, Arian Zeka, Kujtim Gjevori dhe Ardian Hoxha.

Duke shprehur falënderimin për vizitën në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, Guvernatori Mehmeti ka njoftuar përfaqësuesit e Odës Ekonomike Amerikane për zhvillimet e fundit në sektorin financiar të vendit, në veçanti në sektorin bankar, i cili vazhdon të performojë mirë, duke nënvizuar rritjen e aktivitetit të këtij sektori në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit dhe shkallën e lartë të qëndrueshmërisë që gëzon ky sektor.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Odës Ekonomike Amerikane shprehën nevojën për rritje të mëtejme të përkrahjes nga ana e sektorit bankar për sektorin privat dhe lehtësim të qasjes në financa, veçanërisht për sektorët me projekte zhvillimore, të cilët kanë ndikim të drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 korrik 2019

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore dhe në zbulimin e shtatores së atdhetarit, Shejh Myhedin Shehu, organizuar nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit. (Afër Teqes së Madhe të Halvetive, Rahovec, ora 11:00)

- Mbahet dita e dytë e Prishtina Gastronomy Festival i cili ka për qëllim promovimin e gastronomisë shqiptare duke promovuar kuzhinën dhe traditat kulturore shqiptare. (Sheshi “Adem Jashari”, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit hap ofertat e shitjes se aseteve përmes likuidimit nr.49. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Kampistët e Kampit Ndërkombëtar vizitojnë Muzeun Etnologjik. (Muzeu Etnologjik i Kosovës, Rruga “Zija Prishtina”, Prishtinë, ora 18:30)

- Festivali Ndërkombëtarë i Filmit të Animuar - Anibar orgsnizon ceremoninë mbyllëse, ku edhe do të bëhen publik fituesit e garave të katër kategorive. (Kinema e hapur në qënder të qytetit të Pejës, Kinemanë “Urban”, ora 20:00)