22 Korrik 2019

Oda Amerikane thërret institucionet të ndalojnë praktikat jo të drejta afariste

Prishtinë, 21 qershor – Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë rikujton institucionet e Republikës së Kosovës se Kushtetuta parasheh një rend ekonomik i cili bazohet në ekonominë e tregut me konkurrencë të lirë.

Një ekonomi funksionale liberale kërkon një terren të barabartë të operimit, ku intervenimi dhe ndërhyrja e Qeverisë në rregullimin e forcave të tregut nuk duhet të ekzistojë ose të jetë minimal. Në këtë aspekt, kontrolli ekskluziv i tregtisë me ndonjë mall a shërbim, është në kundërshtim me orientimin e shtetit për ekonomi të tregut të lirë. Kushtetuta e Republikës së Kosovës si dhe marrëveshjet e Kosovës me entitetet ndërkombëtare, reflektojnë zotimin e institucioneve të shtetit për përmbushjen e dispozitave përkatëse që promovojnë linjat e një ekonomie të tillë.

Prandaj, Oda Amerikane shpreh shqetësimin e saj lidhur me monopolin në homologimin e automjeteve, që pengon konkurrencën, promovon praktikat e padrejta të ofrimit të shërbimeve dhe rrit shpenzimet e bizneseve dhe qytetarëve. Të pasurit e një operatori të vetëm të homologimit pengon konkurrencën e lirë, e rrjedhimisht edhe efikasitetin që do të rezultonte nga ofrimi i shërbimit nga më shumë operatorë, si në aspekt të shmangies së çmimeve të larta, por edhe të rritjes së disponueshmërisë së shërbimeve të diversifikuara për publikun. Sistemi aktual i homologimit të automjeteve pengon lirinë e ofrimit të shërbimeve, e cila ka për efekt ndëshkimin e konsumatorëve me shpenzime shtesë logjistike nga marrja e shërbimit në një lokacion të vetëm.

Ngjashëm, dhe për shumë vite, institucionet e shtetit kanë ushtruar trajtim të favorizuar për ndërmarrjet publike, përmes implementimit të gabueshëm të dispozitave për blerjet “brenda shtëpisë”, përmes të cilave autoritetet publike blejnë shërbime nga ndërmarrjet publike pa iu nënshtruar procedurave të prokurimit publik, në kundërshtim me dispozitat kushtetuese dhe në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik. Oda Amerikane përsërit qëndrimin e saj se ndërmarrjet publike në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen si “autoritete publike”, meqë Ligji për Ndërmarrjet Publike qartazi parasheh se këto ndërmarrje, pa përjashtim, u nënshtrohen ligjeve, rregulloreve dhe akteve nënligjore, të cilat rregullojnë organizatat e bizneseve private, prandaj blerja e shërbimeve të tyre nga autoritetet kontraktuese përmes “dispozitave të prokurimit brenda shtëpisë” duhet të ndërpritet meqë cenon konkurrencën e lirë.

Oda Amerikane gjithashtu rikujton periudhën e gjatë prej rreth tri viteve kur Komisioni i Konkurrencës ka qenë jo i plotë dhe jofunksional, duke parandaluar në këtë mënyrë Autoritetin e Konkurrencës të përmbushë detyrat e tij ligjore në fushën e mbrojtjes së konkurrencës, duke i bërë thirrje Qeverisë dhe Kuvendit që të sigurojnë funksionimin e mirëfilltë të këtij organi gjatë tërë kohës.

Në fund, Oda Ekonomike Amerikane thekson se pengimi i konkurrencës së lirë përbën shkelje të dispozitave kushtetuese, të cilat në mënyrë eksplicite ndalojnë praktikat që kufizojnë konkurrencën e lirë dhe abuzimin me pozitën dominuese. Në këtë frymë, të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës duhet të identifikojnë praktikat e padrejta biznesore dhe ndërmarrin masa për ndalimin e tyre, si dhe të sigurojnë një treg të lirë dhe konkurrues.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 korrik 2019 - Mbahet ceremonia e nënshkrimit të momerandumit të bashkpunimit mes Komunës së Lipjanit dhe Organizatës “Qatar Charity”. (Komuna e Lipjanit, Zyra e Kryetarit, ora 9:30​)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston  Sebaudin Ramaxhiku, Zyrtar Ligjor në Telekom dhe Arben Hlili, Shef i Kontabilitetit Departamenti i Financave në Telekom. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në shpërndarjen e lopëve qumështore, për përfituesit nga thirrja e hapur nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. (Tregun i Kafshëve, rruga e tranzitit, Arbanë, ora 11:30 - Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë, ora 11:00)

- Partnerët implementues OJQ Dera e Hapur dhe OJQ SOZM organizojnë panairin e Artizanateve dhe Trashëgimisë Kulturore në Prishtinë. (Sheshi “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit të Punës së Komisionit për sesionin pranveror 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Nën përkujdesjen e Kryetarit, Lutfi Haziri, bëhet promovimi i librit “Le secret de Blerim et autres fictions - Sekreti i Blerinit dhe proza të tjera” i autorit Jean Yves Carlen. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjilan, ora 12:00)

- Grupi i Aktivistëve organizojnë marshin protestues kundër racizmit për të kërkuar përgjegjësi para Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Sheshi "Skënderbeu", ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flasin nënkryetari Besnik Bislimi dhe Drejtuesi i Grupit Parlamentar Glauk Konjufca. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë mban seminar te Biznesit Ndërkombëtar për Zhvillimin e Zonës Industriale të Re në Drenas në të cilën do të merr pjesë edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:30)