23 Prill 2024

Oda Amerikane prezanton në Britani potencialet për investime në Kosovë

Londër, 7 qershor - Në konferencën “Vështrim mbi Kosovën” të organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Emerging Europe në partneritet me Raiffeisen Bank Kosova dhe Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë të mbajtur në Londër, investitorët britanikë patën mundësi të njihen me potencialet për investime që ofrohen në Kosovë.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, tha gjatë konferencës se Kosova ofron potenciale të shumta për investitorët e huaj në përgjithësi dhe ata britanikë në veçanti.

Këto potenciale që variojnë nga shërbimet në fushën e teknologjisë informative e deri te prodhimtaria e lehtë, të kombinuara me fuqinë e re punëtore si dhe reformat e vazhdueshme në mjedisin e të bërit biznes e bëjnë vendin atraktiv për investitorët e huaj.

Drejtori i Odës Amerikane foli për Zonën e Veçantë Ekonomike Amerikane, si një model unik i zonave të lira ekonomike, i cili synon të tërheqë investitorët amerikanë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe investitorët e tjerë amerikanë që tashmë janë të pranishëm edhe në Britani të Madhe.

 Ai më tej tha se kompanitë prodhuese amerikane dhe evropiane duhet të shohin mundësitë që dalin nga qasja e lirë e Kosovës në tregun e Bashkimit Evropian përmes MSA-së, respektivisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes sistemit të përgjithësuar të preferencave që mundëson eksportimin e mbi 3500 produkteve nga Kosova pa doganë.

Në konferencë folën edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, si dhe Udhëheqësi për Kosovë i BERZH, Neil Taylor, si dhe Drejtori Ekzekutiv i Raiffeisen Bank Kosova, Robert Wright.

Ndërsa mes tjerash u fol edhe për rritjen e vazhdueshme prej rreth 4% që Kosova ka pasur dhe pritet të ketë, burimet minerale, investimet në infrastrukturë, zhvillimet pozitive në sektorin e teknologjisë dhe në ekosistemin e ndërmarrësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)