27 Shtator 2022

Oda Amerikane nënshkruan deklaratën për fuqizim ekonomik të grave

Washington, 23 maj - Për të njohur kontributin e grave anembanë botës dhe krijimin e një mjedisi ku gratë shquhen si udhëheqëse, ndërmarrëse dhe inovatore, për të mbështetur Agjendën 2030 të Kombeve të Bashkuara për arritjen e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave dhe vajzave si dhe Deklaratën e Përbashkët të Organizatës Botërore të Tregtisë mbi Tregtinë dhe Fuqizimin e Grave të vitit 2017 Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka nënshkruar deklaratën e Përkrahjes së Fuqizimit Ekonomik të Grave, bashkë me Administratën për Tregti Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ITA) dhe odat amerikane të Evropës.

Nënshkrimi i këtij memorandumi është bërë në kuadër të iniciativës së përbashkët të odave amerikane me Administratën e Tregtisë Ndërkombëtare, “Fuqizoje atë” (Empower Her), të lansuar në mars nga ana e Sekretares së Tregtisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Gina Raimondo.

Synimet e kësaj iniciative përfshijnë avancimin e fuqizimit ekonomik të grave dhe barazisë gjinore në tregtinë ndërkombëtare, nxitjen e kompanive amerikane dhe evropiane në diversifikimin e vendeve të tyre të punës dhe përkrahjen për ndërmarrjet në pronësi të grave, përmirësimin e veglave dhe shërbimeve ndaj grave, si dhe rritjen e vetëdijes së grave ndërmarrëse për shërbimet që lidhen me tregtinë, investimet dhe eksportin.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë fton Qeverinë e Kosovës, sektorin privat dhe pjesëtarët e komunitetit ndërkombëtar të përkrahin përpjekjet për avancimin e barazisë dhe diversitetit gjinor.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 shtator 2022  - Ministria e Mbrojtjes dhe FSK organizon Konferencën Vjetore Ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Shoqata e Grave në Sektorin e Energjisë së Kosovës me përkrahjen e zyres se Presidentes dhe parnerëve ndërkombëtar organizon Konferencën e parë Rajonale “Energjia & Gratë”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Sigurinë Kibernetike, Projektligjin për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

 - Koalicioni 27, grupi i organizatave të shoqërisë civile publikojnë raportin “Shkatërrimi ekologjik – Koha të veprojmë”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, Agjencia për Informim dhe Privatësi mban konferencë kryetarët e Gjykatave si dhe Prokurorët e Prokurorive të Republikës së Kosovës. (Hotel Emerald, ora 10:15)

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton mbikëqyrjen e zbatimit të Rekomandimeve të Kuvendit lidhur me auditimin e performances të ndërmarrjes publike KOSTT SH.A. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Këshilli i Prindërve të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Naim Frashëri”, Prishtinë organizon një protestë për të shprehur shqetësimet lidhur me prolongimin e fillimit të mësimit për vitin akademik 2022/2023. (Shkolla fillore "Naim Frashëri" në Prishtinë, ora 12:10)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie lidhur me grevën në sektorin publik. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon sallonin e radhes me temë “Dhuna online ndaj grave në politikë: Çfarë masa mund të ndërmarrim?”. (Libraria Dukagjini, ora 17:00)

- KFOR i udhëhequr nga NATO do të zhvillojë stërvitjen “Golden Sabre”. (Zona stërvitore të Camp Novo Selo)