28 Mars 2024

OAK takohet me zëvendës drejtorin gjeneral të ATK-së

Prishtinë, 5 korrik - Problemet e biznesit anetar Hidroregjioni Jugor me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) ishin tema kryesore e diskutimit në takimin e realizuar nga përfaqësueset e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) me zëvendës drejtorin e ATK-së Hamit Mulaj.

Koordinatorja e Odës së Afarizmit të Kosovës Qendresa Ibrahimi falënderoi zëvendësdrejtorin Mulaj për takimin e realizuar dhe për gatishmërinë për bashkëpunim, duke i’u qëndruar bizneseve afër përmes takimeve të shpeshta me ato.

Ibrahim Bajraktari shpalosi në detaje problemet me të cilat Hidroregjioni Jugor në Prizren po has karshi ATK-së, ndër të cilat u theksuan raporti i kontrollës që kjo kompani ka pranuar dhe rasti i aplikimit të ngarkesës së kundërt të TVSH-së.

I njoftuar në detaje me rastin zëvendës drejtori Mulaj theksoi që ATK është e gatshme për një bashkëpunim të ngushtë me kompaninë në fjalë në mënyrë që të evitohen të gjitha problemet që paraqiten gjatë afarizmit të tyre, veçanarisht duke pas parasyshë rëndësinë vitale për jetën e qytetarëve që ka kjo kompani në regjionin ku operon.

Mulaj la të hapur mundësitë për një takim tjetër të radhës me drejtorin gjeneral në mënyrë që të japin një përkrahje maksimale në fushën e bashkëpunimit të ndërsjellt`.

OAK në këtë takim u përfaqësua nga: koordiantorja Qendresa Ibrahimi, zyrtarja Vanesa Gashi dhe përfaqesuesi i Hidroregjionit Jugor Ibrahim Bajraktari.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)