26 Prill 2024

OAK kërkon zgjatjen e afatit të pagesës së tatimit në fitim

Prishtinë, 27 prill - Sot Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) i adresoi Ministrit të Financave Besnik Bislimi një kërkesë për shtyerjen dhe deklarimin e afatit të pagesës së Tatimit në Fitim prej 10%, të vitit fiskal 2019.

Në kërkesë u theksua që sipas vendimit të mëhershëm, bizneset janë të obliguara që realizimin e pagesës së Tatimit në Fitim ta bëjnë më së largu deri më 30.04.2020, që nënkupton se kanë edhe tre ditë në dispozicion, mirëpo tek një pjesë e madhe e tyre për shkak të gjendjes së krijuar kohëve të fundit është shumë vështirë e realizueshme duke pas parasysh që kjo pagesë ka një kosto të lartë.

Propozim i Odës së Afarizmit të Kosovës është të mundësohet që realizimi i kësaj pagese të bëhet në fund të muajit Korrik, pasiqë një pjesë e bizneseve dy muajt e fundit nuk kanë realizuar veprimtarinë e tyre, kanë pas obligime për të realizuar dhe janë duke hasur në vështirësi financiare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)