18 Shtator 2020

OAK kërkon që ATK dhe Dogana të mos e luajnë rolin e Gjykatës

Prishtinë, 6 gusht - Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) i është drejtuar me kërkesë Ministrisë së Financave për të trajtuar një çështje e cila ka rëndësi shumë të madhe për operatorët ekonomik, e që ka të bëjë me Doganat dhe ATK.

Bëhet fjalë për rastet kur një biznes pas vendimit të Doganës / ATK lidhur me çështjen e caktuar, paraqet ankesë dhe lënda shkon në shkallë të dytë, këto dy institucione e detyrojnë biznesin që të realizojë pagesën pa e pritur vendimin që do ta sjell Gjykata.

OAK ka kërkuar që të mos detyrohen bizneset të paguajnë dënimin përderisa Gjykata mos të ketë dhënë verzionin final.

Në këtë rast bizneseve edhe pse mund të kenë të drejtë në rastin e tyre, obligohen që të realizojnë pagesën dhe pastaj kur lënda të shqyrtohet që mund të marrë kohë vite të tëra dhe rasti të jetë fituar.

OAK konsideron që ATK dhe Dogana duhet të presin verdiktin final që jepet vetëm nga Gjykata e pastaj të bëhet ekzekutimi i vendimit.

Kjo masë jo vetëm që po rëndon bizneset duke zvogëluar cash-in i cili iu nevojitet për operim por edhe kur bizneset i fitojnë rastet, mjetet iu kthehen shumë vonë, madje ka raste kur ato sjanë më funksionale duke falimentuar si rezultat i këtyre vendimeve, thuhet në kërkesën e OAK-së.

Oda e Afarizmit të Kosovës ka kërkuar nga Ministrja Bajrami që të trajtohet kjo problematikë, dhe rolin e Gjykatës të mos e luajnë institucionet e tjera por vendimet të zbatohen vetëm pasi të kënë marrë verdiktin final.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Shtator 2020

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj, do të bëjnë përurimin e shtimit të katit të dytë dhe renovimit të katit të parë të Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Zhur. (Fshati Zhur, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e nëntë e Komiteti për Politik dhe Financa të Komunës së Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit në objektin e ri të administratës komunale të Rahovecit, ora 10:00)  

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të ketë nje vizitë një grupi të të rinjve të Kosoves, nga etni të ndryshme. (Kabineti i Ministres MKRS, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 13:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në mbledhjen komemorative për gazetarin Sulejman Gashi. (Salla “ 1 Tetori ”, ora 13:30)

- Banorët e fshatit Karaçevë të Kamenicës protestojnë pas vendimit për mbylljen e disa shkollave në këtë qytet. (Para objektit të Komunës së Kamenicës, ora 14:00)