26 Prill 2024

OAK kërkon nga Ministri Hamza përkrahje për “Hidroregjionin Jugor”

Prishtinë, 4 korrik - TVSH-ja dhe ngarkesa e kundërt janë disa çështje që “Hidroregjionin Jugor” të Prizrenit mund të i shkaktojnë probleme në implementimin e projekteve të KFV-së dhe Qeverisë së Kosovës, u tha ndër të tjera gjatë takimit që Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) së bashku me “Hidroregjionin Jugor” zhvilluan me Ministrin e Financave, Bedri Hamza.

Kryeshefi ekzekutiv Besim Baraliu kërkoi përkrahje që Ministri së bashku me ATK-në dhe Hidroregjionin ti kalojnë këto sfida për një zhvillim sa më të mirë të ujësjellësit dhe rritje edhe me të madhe të cilësisë së shërbimeve për qytetarët e vendit.

Ministri Hamza premtoi se do t’i jap përkrahjen maksimale kësaj kompanie në tejkalimin e këtij problemi, duke punuar dhe vepruar gjithmonë konform ligjit.

Kryetari i bordit të OAK-së Skënder Krasniqi në këtë takim ngriti edhe disa çështje tjera me të cilat po ballafaqohet sektori privat siç është problemi me riparimin e paisjeve të importuara nga vendet e jashtme, TVSH-ja e reduktuar tek kafshët, pajisja e bizneseve me dokumentin ATA CARNET një dokument ndërkombëtar dhe i përkohshëm i eksportit që përdoret në 87 vende dhe territore pa paguar detyrime dhe taksa të importit për mallrat që do të ri-eksportohen brenda 12 muajve.

Ministri Hamza theksoi se Ministria e Financave ka aplikuar për ATA CARNET dhe TIR CARNET dhe se janë në pritje të përgjigjes së aprovimit të këtij dokumenti.

Në fund të këtij takimi palët u shprehën se janë të gatshëm që së bashku t’i tejkalojnë sfidat dhe barrierat me të cilat sektori privat po ballafaqohet.

Në këtë takim OAK u perfaqesua nga: Kryetari i bordit Skënder Krasniqi, Koordinatorja  Qendresa Ibrahimi dhe Zyrtarja Vanesa Gashi.

Pjesëmarrës të kompanisë “HIDROREGJIONI Jugor” ishin: Kryeshefi Ekzekutiv Besim Baraliu, Zyrtari Financiar dhe i Thesarit Ibrahim Bajraktari dhe Udhëheqësi i Projektit Lulzim Paçarizi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)